Vrasja e 34-vjeçarit në Zall-Bastar për nder, gjykata vendos masën e sigurisë për të akuzuarit
Gjykata e Tiranës ka vendosur masën “arrest me burg” për Esat Canin. Ky i fundit akuzohet se ka vrarë me sende të forta Arben Gjecin. Gjykata ka lënë gjithashtu me “arrest shtëpie”, Dëfrim Kurtin dhe Elida Canin të cilët akuzohen për “moskallëzim krimi”.
Autori i dyshuar i krimit, Esat Cani, ka pranuar të ketë debatuar me viktimën ditën kur ndodhi ngjarja, por mohon ta ketë vrarë atë. Ai ka rrëfyer se ishte bashkëshorti i Elidës, Dëfrim Kurti që kishte zbuluar tradhtinë. Të dy të rinjtë kishin vendosur ta vëzhgonin 20-vjeçaren për ta kapur në flagrancë me të dashurin.
Ata i kanë kapur në një kasolle dhe në gjaknxehtësi e sipër vëllai i Elidës e ka sulmuar 30-vjecarin Gjeçi me levë.
Babai i 3 fëmijëve ka marrë plagë të rënda në kokë nga të cilat gjeti vdekjen në spital. Trupi i tij u la në anë të rrugës ku u gjet nga kalimtarët. Ishin mjekët që kanë kuptuar se viktima ishte vrarë, dhe nuk ishte aksidentuar, siç u tentua të fshihej krimi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



