Vrasja e Ardian Nikulajt drejt zbardhjes?! Fytyra e autorit zbulohet gjatë lëvizjes me motor dhe ‘Land Rover’
Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj mund të jetë drejt zbardhjes pasi kamerat e sigurisë kanë kapur edhe fytyrën e autorit, përveç trupit.
Përveç pamjeve të marra nga lokali ku ndodhi ngjarja, autori është fiksuar edhe rrugë kur ka lëvizur me motor por edhe me mjetin tip “Land Rover Defender” me targa zvicerane. Në këtë automjet dyshohet se kanë qenë 3 persona, autori dhe dy të tjerë që e kanë pritur dhe shoqëruar.
Sipas ekspertëve të kriminalistikës, autori nuk është profesionist pasi ka bërë gabime gjatë ekzekutimit të Nikulajt dhe pasi është larguar. Përveç shfaqjes së trupit dhe fytyrës, autori ka lënë edhe shenja gishtash në vendngjarje pasi ka patur vetëm një dorezë.
Ekspertët janë të mendimit se gjetja e autorit sjell edhe identifikimin e porositësit/ve pasi vrasja ka qenë e organizuar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



