Vrasja e Azem Hajdarit, gazetarja zbulon detaje: Ja përse do pyetet Sali Berisha
Prokuroria ka vendosur që të nisë sërish nga e para procesi gjyqësor ndaj Izet Haxhisë, ish-truprojës së Sali Berishës, i akuzuar për vrasjen e Azem Hajdarit.
Organi i akuzës ka kërkuar 10 dëshmitarë, mes të cilëve është edhe ish-kryeministri Sali Berisha.
Gazetarja Klodiana Lala është shprehur në emisionin “Ral story” se Berisha është thirrur të dëshmojë në këtë proces për bisedën që ka patur me Zenel Nezën, dëshmitar kyç në ngjarje dhe ish trurpojë i Azem Hajdarit.
“Prokuroria dhe gjykata ka dhënë dënim për Izet haxhinë. Haxhia është i paraburgosur. Procesi ka nisur në procesin zero. Rezulton se Fatmir Haklaj është vrasësi, por ai është ekzekutuar dhe nuk ka përse gjykata të hyjë në këtë mes, pasi nuk ekziston personi që akuzohet. Gjithçka ka ndodhur afër selisë së PD-së.
Zoti Berisha ka shkuar të vizitojë Zenel Nezën, truprojë i Azem Hajdarit. Ky është thelbi duhet të dihet se çfarë është diskutuar e për këtë Berisha mund të thirret për t’u pyetur. në këtë proces të ri, Prokuroria kërkon që Berisha të pyetet. Në listën e Prokurorisë janë edhe ish-deputetë të PD-së etj. Prokurori do të përpiqet të hetojë çështjen mbi bazën e prokurorëve paraardhësve”, deklaroi gazetarja Lala.
***
Gazetari Ferdinand Dervishi ka folur për vrasjen ish-deputetit të Partisë Demokratike Azem Hajdari, duke zbuluar për herë të parë se cila ishte fjala e fundit që Hajdari i tha Fatmir Haklajt para se të vritej nga ky i fundit.
“U takuam edhe një herë”, kjo ishte fjala e fundit e Azem Hajdarit kur u takua me Fatmir Haklajn në 12 shtator 1998, thotë gazetari.
Në momentin që ndodhi vrasja, Fatmir Haklaj ishte i shoqëruar nga Jaho Mulosmani dhe Naim Çangu, ndërsa Hajdari doli nga selia e PD-së në Tiranë me 2 truprojat e tij, Besim Çera dhe Zenel Neza.
Fatmir Haklaj tashmë nuk jeton më, ashtu si truproja Besim Çera, ndërsa Jaho Mulosmani është i dënuar me burgim të përjetshëm, ashtu si edhe ish-truproja i Sali Berishës Izet Haxhia, që dyshohet se ka nxjerrë në pritë Azem Hajdarin.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



