E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrasja e biznesmenit shqiptar Fatmir Ara në Itali, arrestohet një grua dhe një 30-vjeçar
Publik News

Vrasja e biznesmenit shqiptar Fatmir Ara në Itali, arrestohet një grua dhe një 30-vjeçar

Mediat italiane bëjnë me dije se bëhet fjalë për arrestimin e një të riu 30-vjeçar dhe një gruaje 44-vjeçare, të dy të papunë dhe të padënuar më parë.

Ata u arrestuan nga karabinierët e Venarias, në zonën e Torinos, të dyshuar si bashkëpunëtorë për vrasjen me paramendim të Fatmir Ara, sipërmarrësit shqiptar i icli u gjet i vdekur në San Carlo, Canavese më 3 shtator.

Çifti i të arrestuarve kanë dhënë dëshmitë e tyre të para për orë të tëra para karabinierëve ditën e djeshme.

Davide Osella, i cili kishte pranuar krimin, u arrestua më 6 shtator për vrasjen.

Mediat italiane shkruajnë se hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e mëtejshme të ngjarjes së rëndë ku mbeti i pajetë shqiptari, baba i dy fëmijëve.

KRIMI

Fatmir Ara, 43-vjeçari shqiptar, i gjetur pasditen e 3 shtatorit pa shenja jetë në fshatin San Carlo, sipas autopsisë u vra me tre plumba, një prej të cilëve në kokë. Ai u ekzekutua me armë gjahu dhe para krimit u dhunua nga autori.

Ara ishte vrarë një ditë para se të gjendej trupi i tij i pajetë.

Ai u zhduk mëngjesin e së premtes pasi u nis për të shkuar në punë dhe nuk u kthye më në shtëpi, ku ndodhej edhe në arrest shtëpiak.

Bashkëjetuesja e tij, me të cilën kishte dy fëmijë, denoncoi zhdukjen e tij mëngjesin e së shtunës.

Trupi i pajetë u gjet pasdite në një fushë në zonën Ronchi-Ceretti. Ai kishte me vete dokumentet dhe kuletën dhe jo shumë larg viktimës u gjet makina e tij.

Fatmir Ara ka pasur disa probleme me sistemin e drejtësisë, është dënuar për armëmbajtje pa leje, ishte denoncuar për keqtrajtim dhe ishte arrestuar në vitin 2020 i akuzuar për drejtimin e një rrjeti droge që, sipas hetuesve, furnizonte sheshin e Ciriès.

Nga e kaluara e tij nisën hetimet e karabinierëve dhe nuk përjashtohet pista që të jetë vrarë për larje hesapesh.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.