E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrasja e Egli Pashollarit në Tiranë, zbulohet një pistë e re e hetimit
Lajme

Vrasja e Egli Pashollarit në Tiranë, zbulohet një pistë e re e hetimit

Pamjet e siguruara nga kamerat e mbikëqyrjes pranë ish-parkut në Tiranë kanë hedhur dritë mbi momentet që çuan në vrasjen me thikë të 31-vjeçarit Egli Pashollari dhe konfliktin me të dyshuarin Gazmend Bucpapa.

Në fillim, hetuesit dyshuan se ngjarja mund të kishte lidhje me një ngacmim ndaj bashkëshortes së autorit të dyshuar. Megjithatë, analizimi i regjistrimeve filmike ka treguar një tjetër rrjedhë të konfliktit. Sipas burimeve hetimore, Bucpapa kishte ndaluar automjetin pranë një marketi në zonë, aty ku bashkëshortja e tij punonte si shitëse.

Në ato momente, pranë vendit ndaloi edhe Egli Pashollari me mjetin e tij. Ai i ka kërkuar Bucpapës të lironte rrugën për të kaluar, çka ka sjellë një përplasje verbale mes tyre. Debati është përshkallëzuar shpejt në ofendime të ndërsjella, duke tensionuar situatën.

Në dëshminë e saj, bashkëshortja e të dyshuarit ka deklaruar se sapo ka dalë nga marketi, ka konstatuar konfliktin mes dy burrave. Sipas saj, i riu po përdorte fjalor fyes ndaj bashkëshortit të saj, ndërsa përplasja po agravonte.

Konflikti arriti kulmin kur, sipas hetimeve, Bucpapa nxori një mjet prerës dhe goditi një herë në shpinë 31-vjeçarin. Pas aktit, ai u largua me automjetin e tij nga vendngjarja, duke u drejtuar fillimisht drejt banesës në zonën e Sharrës. Më pas, ai është larguar për t’iu shmangur autoriteteve dhe aktualisht është shpallur në kërkim nga policia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.