E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrasja e Egli Progës, ministri i Brendshëm: Alarmante që një ngjarje u kthye në krizë
Lajme

Vrasja e Egli Progës, ministri i Brendshëm: Alarmante që një ngjarje u kthye në krizë

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha gjatë raportimit në Komisionin  e Sigurisë u pyet nga deputeti Salianji në lidhje me përdorimin e aplikacionit Sky Ecc nga punonjësit e policisë. Në përgjigje ministri tha se kush e ka përdorur do përballet me ligjin.

ministri hoxha

“Në lidhje me sistemin Sky ECC dhe dua tju theksoj se punonjësit e policisë së shtetit kanë deklaruar me vullnetin e tyre nëse i kanë përdorur këto aplikacione ose jo.

Ata që i kanë përdorur do të përballen me masat dhe ligjin që është në fuqi. Sa i takon kompensimit financiar të punonjësve të policisë në raport me orët e shërbimit gjatë sezonit veror dhe kuotën e veshë mbathjeve, ministri i Brendshëm Taulant Balla ka hartuar një dispozitë”, tha ministri.

Hoxha komentoi edhe rastin e vrasjes së Egli Progës në Pogradec, duke thënë se është një kambanë alarmi për shoqërinë, pasi nga një ngjarje u kthye në krizë.

“Rasti i Pogradecit, kjo është kambana më e madhe e alarmit për shoqërinë shqiptare sesi një ngjarje kthehet në një krizë. U manipuluan të gjitha faktet, u hodh baltë mbi policinë, u shndërrua nga një ngjarje në një krizë. Unë jam ministër i Brendshëm, veprimet e policisë ishin të qarta në përputhje me ligjin. Policia e Shtetit atë ditë ishte në detyrë dhe do të jetë në detyre”, u shpreh ndër të tjera ministri.

Komisioni I Sigurise1

Vazhdojnë debatet e ashpra në Komisionin e Sigurisë, ku është i ftuar ministri i Brendshëm Ervin Hoxha.

Flamur Noka nga PD tha se kandidatët për kreun e Policisë së Shtetit janë të inkriminuar e pas kësaj u largua nga Komisioni. Ndërsa, Naço tha se numri i vrasjeve është ulur në raport me kohën kur Noka ishte ministër i Brendshëm.

Flamur Noka: Kandidatët për kreun e Policisë së Shtetit janë të inkriminuar. (largohet)

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.