E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrasja e italianit, ekspertët dhe Policia rikthehen në vendngjarje
Flash

Vrasja e italianit, ekspertët dhe Policia rikthehen në vendngjarje

4 dëshmitarë “rindërtojnë” skenën e krimit

24 orët e fundit kanë qenë sfiduese për Policinë dhe Prokurorinë e Gjirokastrës, të cilat po përpiqen të zbulojnë se kush fshihet pas vrasjes së biznesmenit italian Edoardo Sarchi, që ndodhi pas mesnatës së të premtes në zonën e Salarisë, në Tepelenë.

Sipas asaj që shkruan Top Channel, për të rindërtuar skenën e krimit dhe për të hedhur dritë mbi rrethanat e vrasjes, në pyetje janë marrë katër persona që ndodheshin në vendngjarje, ortaku i Sarchit në biznes, Eqrem Braçi, dy djemtë e tij, si dhe Armir Hitovezi, i cili pretendohet se ndodhej rastësisht në zonë në momentin e ngjarjes.

Sipas dëshmive të tyre, që deri tani përputhen mes tyre, mjetet me të cilat po udhëtonin drejt Nivicës janë qëlluar me breshëri armësh nga një person i panjohur, i cili më pas qëlloi sërish, duke e lënë të vdekur biznesmenin italian që ndodhej pranë një prej makinave.

Dëshmitarët pretendojnë se sulmuesi ishte në këmbë, por hetimi është i vështirë për shkak të mungesës së kamerave të sigurisë në zonë dhe faktit që nuk është gjetur asnjë gëzhojë në vendngjarje, raporton më tej Top Channel.

Aktualisht, dëshmitë e dëshmitarëve janë i vetmi informacion konkret në dorën e hetuesve, ndërsa grupi hetimor ka nisur të verifikojë të gjitha lëvizjet e Sarchit 24 orët para vrasjes. Po hetohen edhe konfliktet e mundshme dhe rrethit shoqëror apo profesional të tij, pasi dyshohet se autori apo bashkëpunëtorët mund të jenë persona që njihnin biznesmenin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.