E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrasja e Klodianit brenda 3 minutash/ Fillimisht kërkoi përforcime, pastaj polici kërkoi ambulancën
Publik News

Vrasja e Klodianit brenda 3 minutash/ Fillimisht kërkoi përforcime, pastaj polici kërkoi ambulancën

Detaje të reja janë zbardhur nga dosja hetimore e vrasjes së të riut Klodian Rasha nga polici i ‘Shqiponjave’ Nevaldo Hajdaraj.

Mësohet se polici Hajdaraj në orën 01:09 minuta ka kërkuar përforcime pasi ishte në ndjekje të një personi.

Vetëm 3 minuta më vonë, ai ka kërkuar një ambulancë në vendngjarje, duke mos e specifikuar arsyen e kërkesës.

5 minuta më vonë është raportuar se polici kishte përdorur pistoletën e tij.

‘Njoftimi në sallë operative është dhënë në orën 01:09 minuta të dt. 8 dhjetor, patrulla ka njoftuar se po ndiqte një person, ndërsa 3 minuta më pas kanë kërkuar ambulancën, po pa dhënë arsye pse e kërkojnë.

Në 01.14 minuta, është njoftuar në sallë përdorimi i armës së zjarrit nga punonjësi i policisë. 25-vjeçari është çuar në spital dhe mjekët kanë thënë se personi është i pajetë.

Në 01:23, 25 vjeçari është shpallur i vdekur’, shkruan BW.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.