E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrasja e të riut që tronditi Laçin, policia arreston autorin disa orë pas ngjarjes
Lajme

Vrasja e të riut që tronditi Laçin, policia arreston autorin disa orë pas ngjarjes

Policia e Kurbinit ka bërë arrestimin e autorit të dyshuar të vrasjes së 24 vjeçarit Viktor Shkorreti, ndodhur mbrëmjen e djeshme.

Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin u bë e mundur që brenda një kohe të shkurtër të zbardhej ngjarja si dhe të identifikohej autori i dyshuar i vrasjes.

 

Policia e Shtetit vijoi kontrollet e pandërprera për lokalizimin dhe kapjen e autorit ku falë edhe bashkëpunimit me familjarët e autorit të dyshuar, në këto momente është bërë arrestimi i shtetasit E. K, 32 vjeç, banues Tiranë, si autor i dyshuar i vrasjes së 24 vjeçarit pas një konflikti të çastit.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Pare Kurbin për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, parashikuar nga nenet 76 dhe 278/1 të Kodit Penal.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.