E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrasja e turistit portugez në Ksamil, policia “zbarkon” në Vorë dhe Kukës
Lajme

Vrasja e turistit portugez në Ksamil, policia “zbarkon” në Vorë dhe Kukës

Policia ka intensifikuar kërkimet për kapjen e dy personave të shpallur në kërkim në lidhje me vrasjen e turistit portugez në Ksamil, ngjarje e rëndë e ndodhur pak ditë më parë.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se forcat e Policisë po zhvillojnë një operacion të gjerë, duke kryer kontrolle në Vorë, Kukës dhe në disa zona të Tiranës, në përpjekje për të lokalizuar dy personat e kërkuar.

Në kuadër të operacionit po kërkohen Daniel Gjana, alias Heurteven, si dhe Bekim Bulica, pronar i subjektit “Principotes”.

Sipas informacioneve, Gjana dyshohet se mund të jetë fshehur në zonën e Vorës, ndërsa kontrollet janë shtrirë edhe në zona të tjera, pasi Policia po verifikon gjurmët dhe lëvizjet e dy personave.

Një tjetër pistë që po hetohet është mundësia që të kërkuarit të jenë larguar nga Shqipëria. Ka dyshime se ata mund të kenë kaluar tashmë në territorin e Kosovës, çka ka zgjeruar edhe më tej kërkimet për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Operacioni vjen në vijim të hetimeve për zbardhjen e plotë të rrethanave të vrasjes së turistit portugez në Ksamil, ndërsa Policia vijon kontrollet për të identifikuar vendndodhjen e personave të shpallur në kërkim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.