E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrasja horror, zbulohen detaje të reja nga policia. Ja si djali u mundua të fshehë vrasjen e babait
Lajme

Vrasja horror, zbulohen detaje të reja nga policia. Ja si djali u mundua të fshehë vrasjen e babait

Pas krimit të rëndë që ka ndodhur në familje ku djali 28-vjeçar ka vrarë me çekiç baban e tij kanë dalë detaje të reja.

Kanë qenë fqinjët ata që kanë lajmëruar fillimisht policinë. Por pas mbërritjes së forcave të policinë djali ka pohuar se nuk e dinte se ku ndodhej babai por policia dyshoi për vrasje pasi në oborrin e shtëpisë u gjetën njolla gjaku të 74-vjeçarit.

Por pas pyetjes së policisë ai ka treguar se e ka vrarë babain me çekiç duke e gjuajtur në kokë dhe në pjesë të tjera të trupit disa herë.

Po kështu edhe vëllai i tij A. Aliaj ka denoncuar në polici për krimin e rëndë. Menjëherë është arrestuar 28-vjeçari Selman Aliaj, 29-vjeç nga Shkoza dhe pas dëshmisë së tij filluan kërkimet edhe në liqenin e Farkës ku polumbarët pas disa orësh gjetën trupin e pajetë të të moshuarit.

Krimi i rëndë ka ndodhur dy ditë më parë dhe është mbajtur i fshehtë nga familjarët.

Pasi e ka vrarë babain Selman Aliaj e ka transportuar trupin me makinë tip “Volkswagen” në liqenin e Farkës.

“Vrasje për shkak të rrethanave familjare”, është akuza që rëndon mbi të riun që vrau babain. 28-vjeçari vuan edhe nga problemet mendore. Policia ka sekuestruar në vendin e ngjarjes çekiçin me të cilin dyshohet se është kryer vrasja.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.