E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrasja tek pallati me shigjeta: Autori u nis nga një lagje e Kombinatit
Lajme

Vrasja tek pallati me shigjeta: Autori u nis nga një lagje e Kombinatit

Detaje të reja kanë zbuluar hetimet për vrasjen e  Bujar Nasufit, mbrëmjen e 12 Janarit.

Pas hapjes se kamerave të sigurisë, rezulton se autori është nisur nga një lagje e Kombinatit për ne Selitë ku kreu ekzekutimin.

Ai e ka pritur për afro 15 minuta Bujar Nasufin i fshehur në një rrugicë pranë banesës së tij.

Ka dyshime te forta se autori e ka njohur zonën. Pasi në çdo lëvizje te tij qe ka bërë nuk ka përdorur për asnjë moment rrugën kryesore.

Edhe në largim autori i dyshuar me motor ka përdorur një rrugicë shumë pranë vendit ku kreu ekzekutimi për tu larguar dhe më pas ka dalë në kodër Sharrë ku dogji motorin.

Ndërkohë dy ditë më parë janë rimarrë në pyetje sërish familjarët e viktimës, lidhur me konfliktet që mund të ketë pasur viktima.

Pista kryesore vijon të jetë ajo e konflikteve për motive pronësie.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.