Vrasje, prostituta dhe festa, zbulohet e kaluara kriminale e “sulltanit shqiptar”
Të tjera detaje janë bërë të ditura lidhur me të kaluarën e 38-vjeçarit shqiptar, i cili u kap një ditë më parë në qytetin e Lezhës. Ai është Nin Lalaj, i cili rezultonte i shpallur në kërkim që nga marsi i këtij viti nën akuzën “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Por Lalaj ishte një emër i njohur në botën e krimit, pasi prej vitesh kishte ngritur një rrjet për shfrytëzimin e prostitutave në Italinë e Veriut. Fama e tij është e madhe edhe në Angli, aty ku është arrestuar rreth dy vite më parë për llogari të shtetit italian.
Nin Lalaj, 38- vjeç, u arrestua në kuadrin e operacionit “Alba Nostra 2” në mars të viti 2015 në Angli.
Gjatë dy operacioneve, “Alba Nostra 1” dhe “Alba Nostra 2”, ku u arrestuan 17 persona të cilët shfrytëzuan për prostitucion rreth 200 vajza.
Në vitin 2013, Lalaj u identifikua si një nga ato duhet ti merrej lejen për të lëshuar prostituta në provincën e Pavia.
Ai u dënua me 3 vjet e 6 muaj burg ndërkohë që ishte në arrest shtëpiak. Por më vonë Policia nuk kishte njohuri për vendndodhjen e tij. Ai u arrestua disa muaj më parë në Angli, me një identitet tjetër, duke marrë pjesë në një orgji. 38-vjeçari njihet si një person i ashpër dhe i pamëshirshëm dhe se i pëlqente festimet e shumta. Lalaj akuzohet gjithashtu për përfshirje në disa vrasje.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



