E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrasjet  në Velipojë/ Basha: Postimi i Ramës cinik
Publik News

Vrasjet në Velipojë/ Basha: Postimi i Ramës cinik

Kryedemokrati e konsideron cinik postimin e sotëm të Edi Ramës në rrjetet sociale, ku kreu i qeverisë shpërndau pamje nga bregdeti i Velipojës, postim që u fshi më vonë nga “Facebook”-u i kreut të qeverisë.

Në deklaratën e tij në “Twitter” kreu i selisë blu thekson se shteti është gjunjëzuar para krimit të bërë njësh me pushtetin e korruptuar.

“Kur policia reduktohet në vegël të regjimit për të mbrojtur pushtetin dhe lidhjet me krimin, kur përgjigja e vetme sa herë përgjaken qytetet tona është “hëngshin kokat e tyre”, jeta e qytetarëve, fëmijëve dhe familjeve shqiptare është në rrezik.

Me postimin cinik si i sotmi pas masakrës së Velipojës, përgjegjësi për këtë situatë nuk e fsheh dot përgjegjësinë e tij, por vetëm rikonfirmon gjunjëzimin e shtetit para krimit të bërë njësh me pushtetin e tij të korruptuar deri ne palcë”, shkruan Basha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.