E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrau 55-vjeçarin në Fushë-Krujë, autori Klodian Keqi me të shkuar kriminale
Publik News

Vrau 55-vjeçarin në Fushë-Krujë, autori Klodian Keqi me të shkuar kriminale

Pak më parë, rreth orës 09:45, në fshatin Zgërdhesh, Krujë, pas një konflikti për motive të dobëta, konkretisht për një sipërfaqe me ullinj, shtetasi Klodian Keqi ka qëlluar për vdekje një 55-vjeçar në Fushë-Krujë, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës.

Viktima u identifikua si Luan Hushi 55 vjeç. Mësohet se autori i ngjarjes është person me precedentë të mëparshëm penal. Klodian Keqi edhe në vitin 2010 ka tentuar të vrasë një tjetër person.

Sipas mediave, para 12 vitesh, pranë një karburanti në rrugën kryesore Fushe Krujë – Krujë, Keqi me vëllanë e tij, Jetmir Keqi kanë tentuar të vrasin me armë zjarri automatike për motive të dobëta, Mustafa Dacin, pasi familjet kishin konflikte me njëra-tjetrën.

Asokohe keqi u arratis bashkë me armën e krimit, teksa sot vrau Luan Hushin për ullinjtë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.