E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrau bashkëfshatarin e tij me të njëjtin mbiemër në Shkodër, 34-vjeçari dënohet me burg
Lajme

Vrau bashkëfshatarin e tij me të njëjtin mbiemër në Shkodër, 34-vjeçari dënohet me burg

34 vjeçari Lekë Vuksani është dënuar me arrest me burg, pasi vrau 51 vjeçarin Petrit Vuksani, më 2 maj 2023 në lagjen Skënderbeg në Shkodër.

Në seancën e vlerësimit të masës së sigurisë i 34 vjecari nuk ka folur, por ka preferuar të flasë avokati.

Avokati mbrojtës Vladimir Ladaj ka kërkuar nga gjykata vlerësimin psikologjik të 34 vjeçarit dhe caktimit të masës së sigurisë “Arrest me burg” me afat.

Kërkesa e mbrojtjes është refuzuar nga gjykata e cila ka miratuar kërkesën e Prokurorit të çështjes, Vat Stakaj, caktimin e masës së sigurisë arrest me burg për veprën penale vrasje me paramendim.

Lekë Vuksani vrau me armë zjarri, Petrit Vuksanin, bashkëfshatarin e tij me të njëjtin mbiemër por që nuk kanë lidhje familjare. Pas kreu krimin, ai është larguar nga vendi i ngjarjes, duke marrë me vete edhe  armën tip kallashnikov. 34 vjeçari ka qëndruar gjatë pasdites i fshehur pak metra larg banesës. Pas 21 orësh në kërkim, policia e Shkodrës, së bashku me forcat speciale RENEA, kanë bërë të mundur arrestimin e tij.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.