E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrau gruan dhe kunatën, Gjykata e lë ‘arrest në burg’ autorin
Lajme

Vrau gruan dhe kunatën, Gjykata e lë ‘arrest në burg’ autorin

Gazment Musta, autori i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes dhe kunatës së tij në Ballsh me 2 janar të këtij viti, doli sot para Gjykatës së Krimeve të Rënda për masën e sigurisë.

Nga ana e saj, kjo gjykatë e la të akuzuarin, nën masën e sigurisë, “arrest në burg”.

Ngjarja e rëndë që tronditi mbarë opinionin në ditët e para të vitit të ri, ndodhi në banesën e çiftit Gazment Musta dhe Gentjana Çaushaj në katin e pestë të një pallati në lagjen “5 Shkurti”.

Burri 34 vjeçar në gjendje të dehur vrau me thikë bashkëshorten dhe kunatën Merisa Çaushaj, 18 vjeç. Gazment Musta, punonte në Greqi dhe ishte kthyer për festat e fundivitit.

Vrasja ndodhi më 2 janar 2019 dhe në sy të dy fëmijëve. Fqinjët dëgjuan fëmijët që i thoshin të atit: Çfarë i bëre mamit!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.