E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrau kunatën pasi ajo i tha se është impotent, Refiku doli rrugëve me duart e lara në gjak
Lajme

Vrau kunatën pasi ajo i tha se është impotent, Refiku doli rrugëve me duart e lara në gjak

Pak më parë, në fshatin Kusarth të Elbasanit, Refik Tashi vrau me sëpatë motrën e gruas, shtetasen Alma Qevani. Ngjarja ka ndodhur pasi viktimë i ka thënë autorit, pra burrit të motrës se është impotent, Pas kësaj, Tashi ka marrë sëpatën dhe ka vrarë Almën. Pas ngjarjes, Refiku ka dalë rrugëve të qytetit me duart e lara në gjak dhe me sëpatë në dorë duke vrapuar. Viktima, 44-vjeçe ka marrë plagë të rënda, ndërsa ka ndërruar jetë në spital.

Njoftimi i policisë:

Goditi me sëpatë kunatën e tij, falë veprimeve të shpejta nga Policia, kapet dhe shoqërohet autori i dyshuar.

Si pasojë e plagëve të marra, 44-vjeçarja humbi jetën në spital.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, gjatë kontrollit në territor, në fshatin Bradashesh, për kapjen e autorit të plagosjes së 55-vjecarit, në Peqin, kanë konstatuar një shtetas, me një sopatë në dorë dhe me duart me gjak, i cili po ecte me vrap.

Shërbimet e Policisë janë vënë vënë në djekje dhe kanë bërë kapjen e shtetasit R. T., 58 vjeç, banues në fshatin Shirgjan, Elbasan dhe kanë shoqëruar atë në Komisariat.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas, rreth orës 13:00, në fshatin Kusarth, në rrugë, ka goditur me sëpatë motrën e bashkëshortes së tij, shtetasen A. Q., 44 vjeçe, banuese në Kusarth, e cila është dërguar në spital, ku si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.

Sëpata është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.