E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrau me plumb në kokë teknikun e kondicionerit, ja sa vite burg kërkon Prokuroria për Griseldo Kusin
Publik News

Vrau me plumb në kokë teknikun e kondicionerit, ja sa vite burg kërkon Prokuroria për Griseldo Kusin

Prokuroria e Tiranës ka shpallur pretencën ditën e sotme për Griseldo Kusin. Ky i fundit akuzohet se vrau me plumb në kokë teknikun e kondicionerit, Indrit Çelajn.

 

Prokuroria kërkon 21 vite burg për të akuzuarin Griseldo Kusi. Megjithatë, ai përfitn ulje të dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar, me 1/3, pra nga 21 mund të dënohet me 14 vite burg, pa përfshirë kohëm e paraburgimit që nga 2019 apo amnisti të tjera të mundshme.

VRASJA e Indrit Çelës në 22 gusht të 2019-ës.

26-vjeçari nga Mallakastra punonte si teknik kondicionerësh në Tiranë. Ai kishte shkuar te biznesi i Bujar Kusit, babait të dy vëllezërve Albano dhe Griseldo, për instalimin e rrjetit të kondicionimit. Por pas një konflikti banal për rrjedhjen e ujit nga tubi i kondicionerit, Griseldo Kusi e qëlloi Çelajn me plumb në kokë duke i shkaktuar vdekjen. Së bashku me vëllain, Albanon dhe dy shokë, ata u munduan të fshehin dhe manipulojnë ngjarjen e rëndë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.