Vrau me thikë 21-vjeçarin, zbardhet dëshmia e Fatjon Ketës
Detaje të reja kanë dalë këtë të premte nga vrasja e të riut Arlind Pasha një ditë më parë në Bulqizë. Burime pranë Komisariatit të Policisë Bulqizë bëjnë të ditur se autori, Fatjon Keta, ka deklaruar para uniformave blu se vrasjen e ka kryer me vetëdije.
Viktima
Ai është dërguar pak kohë më parë në spitalin e Shkodrës kur është konfirmuar nga ky i fundit se 20-vjeçari nuk është në kushtet e shtrimit në spital, duke e rikthyer atë sërish në Bulqizë. Një ditë më parë Fatjon Keta goditi me thikë bashkëmoshatarin e tij Arlind Pasha teksa ky i fundit ishte duke ecur në trotuar, ndërsa ndërroi jetë rrugës për spital.
Për shkak të plagës së marrë nga një goditje e vetme e thikës, ai ndërroi jetë rrugës për në spital. Vetëm 1 orë e 30 minuta pas ngjarjes 20-vjeçari Fatjon Keta u arrestuar nga policia në Lagjen e Re të Bulqizës.
Ndërkohë pas ngjarjes së rëndë, mësohet se familja e autorit është larguar nga Bulqiza pasi jetonte në të njëjtën lagje me familjen e viktimës. -Burimi: Balkanweb
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco





