E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrau prindërit dhe motrën 13-vjeçe, dënohet me burg përjetë 30-vjeçarja nga Dibra e Madhe
Publik News

Vrau prindërit dhe motrën 13-vjeçe, dënohet me burg përjetë 30-vjeçarja nga Dibra e Madhe

Gjykata Themelore e Gostivarit në Maqedoninë e Veriut, ka dënuar me burgim të përjetshëm 30-vjeçaren shqiptare, Blerta Pocesta, e cila është shpallur fajtore për vrasjen e prindërve dhe motrës së saj 13-vjeçe. Ngjarja ka ndodhur në 27 gusht të vitit 2018, në Dibër të Madhe.

Familja Pocesta jetonte në Pordenone të Italisë, por kishte shkuar në Dibër të Madhe për të marrë pjesë në një dasmë të miqve të tyre. Pas ceremonisë festive, Blerta qëlloi me pistoletë nënën e saj, Nazmijen, 53 vjeçe, të atin, Amidin, 55 vjeç dhe motrën 13-vjeçare Anila.

viktimat.jpg

Ajo u arrestua në Itali, ku ishte kthyer menjëherë pas krimit dhe iu dorëzua për gjykim autoriteteve të Maqedonisë së Veriut.

blerta.jpg

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.