Vuҫiç: Brenda 10 ditëve zgjidhje kompromisi me Kosovën, në të kundërt…
Presidenti serb, Vuçiç shpreson për një marrëveshje me Kosovën për dokumentet dhe targat e makinave para 1 shtatorit. Në të kundërtën, ai paralajmëroi se serbët e Kosovës mund të largohen nga të gjitha institucionet.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq u shpreh të dielën në Beograd se e ka mbështetjen e përfaqësuesve të serbëve të Kosovës për të gjetur një zgjidhje kompromisi me qeverinë në Prishtinë për çështjen e targave të automjeteve dhe dokumenteve serbe të udhëtimit.
Presidenti i Serbisë që nga takimi i 18 gushtit ku u takua në Bruksel me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti nuk kishte folur për mediet.
Pas një takimi të dielën më 21 gusht në Beograd me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, Vuçiq në një konferencë për medie iu drejtua kombit.
Do mund të gjendet një zgjidhje kompromisi?
Vuҫiq tha se është i vendosur të kërkoj një zgjidhje kompromisi me Kosovën për dokumentet e identifikimit dhe targat e makinave brenda dhjetë ditëve, pasi qeveria e Kosovës më 1 shtator pritet të nisë zbatimin e masave të reciprocitetit për këto dy çështje.
Ai paralajmëroi se serbët e Kosovës mund të largohen nga të gjitha institucionet nëse nuk gjendet zgjidhje për shqetësimet e tyre.
Presidenti serb tha se kishte hedhur propozimin që serbët e Kosovës të mos përfshihen në vendimin për dokumentet personale dhe të pajisën me targa që janë neutrale ndaj statusit të Kosovës, por pala e Kosovës tha ai, “i hodhi poshtë këto propozime kompromisi”.
Sipas Vuҫiq, “qëllimi i Prishtinës është shfuqizimi i çdo gjëje që ka të bëjë me shtetin serb dhe përndjekja e serbëve nga Kosova”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



