E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vuçiç flet pas takimit:  Do më kishin varur, po të sillesha si Kurti!
Bota

Vuçiç flet pas takimit: Do më kishin varur, po të sillesha si Kurti!

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka dalë me deklaratën e parë për takimin e radhës që u zhvillua në Bruksel i cili përfundoi sërish pa asnjë marrëveshje.

Kreu i shtetit serb është i bindur që në fillim se kryeministri i Kosovës do të refuzonte gjithçka që kishte të bënte me asociacionin, para se të ndodhte njohja.

“U jam mirënjohës njerëzve në Bashkimin Evropian e bënë të qartë se kush është përgjegjës. Iu siguroj se nuk do të bëj asgjë që do të dëmtonte interesat e Serbisë”, tha Vuçiç.

Po ashtu, ai ka kritikuar edhe komunitetin ndërkombëtar duke pretenduar se po përdor dy standarde për dialogun Prishtinë-Beograd.

“Ata shtiren si naivë në Perëndim, që të mos shohin se çfarë ka thënë saktësisht Kurti. Po të kisha thënë atë që ai tha, do të isha varur në Berlin, Bruksel dhe Uashington, por këto janë standarde të dyfishta”, nënvizoi ai, pa saktësuar se për cilën deklaratë të kryeministrit të Kosovës po fliste.

“Edhe kur BE-ja akuzon Kurtin si fajtor, unë duhet të jem fajtor pavarësisht se nuk ekziston asnjë marrëveshje”, theksoi presidenti serb.

Vuçiç anashkaloi pyetjen nëse në propozimin e BE-së për të ecur përpara në takimin e së enjtes ishte edhe kushti ndaj Serbisë që të mos kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.