E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vuçiç: Nuk është nismë politike, por që u shërben qytetarëve
Lajme

Vuçiç: Nuk është nismë politike, por që u shërben qytetarëve

BEOGRAD – Në Beograd, liderët e Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut dolën në një konferencë të përbashkët për mediat, për të treguar mbi rezultatet e diskutimit rreth nismës së përbashkët rajonale “Open Balkan”.

Presidenti serb, Vuçiç deklaroi se kjo nuk është një nismë politike, por që u shërben qytetarëve në të gjithë Rajonin.

Sipas tij, sipërmarrësit e tre vendeve e mbështesin këtë nismë, e cila forcon ekonominë e rajonit. Vuçiç deklaroi se njerëzit duhet të lëvizin të lirë, pa asnjë ndalesë në kufi.

“Patëm një takim të rëndësishem me komunitetin e biznesit nga tre vendet. Të gjithë e mbështesin këtë nismë. Njerëzit e biznesit e mbështesin 100%.  Kjo është një nismë shumë e madhe, në emer të Serbisë mund të them se kjo nismë i shërben çdo qyteti a fshati në vendin tonë. Ramë dakord që të ngremë Këshillin e Zbatimit. Folëm më seriozisht për qarkullimin e lirë të mallrave.

Lëvizja e lirë do të forcojë ekonomitë tona. Askush nuk po ndërhyn në gjëra politike, thjesht po përpiqemi që qytetarët tanë të jetojnë më mirë. Asnjë person nuk do të ndalohet më në kufi, të gjithë do të lëvizin të lirë.

Jemi të gjithë nga pak, por unë jam më i dëshpëruari kur nuk realizohet siç duhet kjo nismë. Nuk ka të bëjë me politikanët, por me qytetarët”, tha Vuçiç.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.