E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vuçic vijon përplasjen me kryeministrin Kurti : Policët e Kosovës janë terroristë!
Lajme

Vuçic vijon përplasjen me kryeministrin Kurti : Policët e Kosovës janë terroristë!

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka reaguar në lidhje me tensionet në Veri ku deklaron se policët e Kosovës janë terroristë.

Duke komentuar vendimin e qeverisë së Kosovës e cila shpalli terroriste organizatat “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut”, presidenti Vuçiç mori shembullin sikur Serbia t’i shpallte terroriste policinë e saj, atëherë Perëndimi do të kërkonte menjëherë sanksione.

“Ata janë në fakt terroristë, ashtu si FSK-ja. Më thoni, ju lutem, sipas cilit akt ndërkombëtar mund të ekzistojnë, pasi NATO thotë se bazohet në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Me çfarë akti i armatosni ju turqit dhe të tjerët. Me çfarë të drejte ekzistojnë. Atyre nuk u intereson shumë, ju e dini se çfarë thonë gjermanët, amerikanët dhe të tjerët  ‘epo sipas të drejtës sonë, të drejtës së më të fortëve, ju jeni një Serbi e vogël që të mund të kërkoni të drejtën’. Kështu thonë ata. Çfarë të më thonë, kur nuk shkruhet askund”, tha Vuçiq.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.