E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Xhaxhai vrau nipin me armë zjarri, policia gjen pistoletën TT
Publik News

Xhaxhai vrau nipin me armë zjarri, policia gjen pistoletën TT

Ngjarja e rëndë që ka ndodhur ditën e djeshme  në fshatin Halil të Fushë-Krujës, ku Shkëlqim Halili, 50 vjeç qëlloi për vdekje me pesë plumba nipin e tij Julian Halili, 41 vjeç ka tronditur gjithë vendin.

Ende nuk dihen motivet, por mendohet se kjo ngjarje e ka zanafillën disa ditë më parë, ku xhaxhai dhe nipi u përfshinë në një sherr, ndërkohë që sot agravoi dhe përfundoi me një të vdekur.

Ndërkohë policia ka gjetur dhe ka sekuestruar armën e krimit, një pistoletë TT.

Gjithashtu kanë gjetur edhe një pushkë gjysmë automatike, të cilën autori e kishte fshehur afër banesës.

Njoftimi i policisë:

Krujë

Policia gjen dhe sekuestron armën e krimit, pistoletë TT.

Gjendet dhe një armë zjarri tjetër, pushkë, që e posedonte autori i krimit.

Gjetja, pas kontrolleve me njësinë e specializuar të FNSH Tiranë, duke përdorur pajisje speciale metalkërkuese.

Autori, një orë pas ngjarjes, si rezultat i reagimit të shpejtë dhe rrethimit të zonës nga Policia, u vu në pranga.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Krujë, ato të DVP Durrës dhe të FNSH Tiranë, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në fshatin Halil, Krujë, ku shtetasi SH. H., 59 vjeç, për motive të dobëta, vrau me armë zjarri nipin e vet, shtetasin R. H., 41 vjeç, organizuan punën për kapjen e autorit të vrasjes.

Pas një ore rrethimi të zonës dhe vendit ku fshihej, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të ngjarjes, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Shërbimet e Policisë kanë vijuar kontrollin gjatë natës dhe paradites së sotme, të gjithë territorit ku dyshohej se autori kishte fshehur armën e zjarrit.

Si rezultat i kontrolleve nga një grup i specializuar i FNSH Tiranë, me pajisje speciale metalkërkuese dhe pas kontrolleve të shumta u bë e mundur gjatja në terren e armës së krimit, pistoletë TT dhe e një pushke gjysmë automatike, të cilat autori i kishte fshehur larg banesës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.