E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Xhensila dhe Besi kanë nisur procedurat e divorcit
Lajme

Xhensila dhe Besi kanë nisur procedurat e divorcit

Si nisi krisja e martesës? Ndarje fiktive për pasuri ?!

Ndarja e Xhensila Myrtezait dhe Bes Kallakut duket se nuk është thjesht zëra që qarkullojnë në rrjet, ndërsa çifti më i përfolur i “showbizz”-it duket se ka nisur procedurat e divorcit.

Fillimisht zërat për ndarjen e çiftit filluan pasi këngëtarja i fshiu nga rrjetet sociale të gjitha fotot me bashkëshortin e saj, ndërsa më pas ata nuk ndiqeshin me njëri-tjetrin as në Instagram.

Çifti ka zgjedhur që të heshtë në lidhje me lajmet për ndarjen, duke mos zbuluar se çfarë ka ndodhur mes tyre.Megjithatë kohët e fundit Besi ka qenë shumë aktiv në rrjetet sociale, ku ka ndarë me ndjekësit momente nga përditshmëria e tij.

Në fotot e postuar në Instagram, aktori ka treguar se po kalon shumë kohë me vajzën e tij, Ajka dhe djalin Amen i cili erdhi në jetë vetëm disa muaj më parë.

Mirëpo në postimet e bëra në asnjë foto nuk duket Xhensila, që e cila ka nxitur më shumë dyshimet që çifti janë ndarë.

Gazetari Labinot Nimani theksoi se çifti madje kanë hequr çdo fotografi që në plan kishte portretin familjar nga rrjetet sociale. Ai tha se shpreson që Xhensila, e cila gëzon një popullaritet shumë të madh në Kosovë, të dalë me një deklaratë për të qartësuar gjërat në shenjë respekti ndaj fansave.

Xhensila 1

“Këta janë çift që kanë bërë kryetituj në media për ndarjen e tyre. Me burime të sigurta në disa media është komentuar nisja e procesit të divorcit. Kjo është vënë re edhe në disa rrjete sociale, ku dyshja nuk kanë më imazhe që përfshijnë portretin e tyre familjar. Ka pasur lloj e soj historie në këtë mes, por shpresoj shumë që Xhensila, që gëzon një popullaritet shumë të madh në Kosovë, të dalë me një deklaratë për të qartësuar gjërat në shenjë respekti ndaj fansave të saj. Ndoshta t’u japë fund aludimeve që kanë marrë dhenë”, u shpreh ai.

xhensila-8

Dyshimet se martesa e çiftit është në krizë nisën pasi artistja e ka hequr nga rrjetet sociale bashkëshortin e saj, i cili ka bërë po të njëjtën gjë.

Për të mos mjaftuar kjo, nga ana tjetër, Xhensila i ka fshirë të gjitha fotot me Besin në “Instagram”, duke lënë vetëm ato që ka me vajzën e tyre, Ajka dhe djalin disa muajsh, Amen.

xhensila myrtezaj

Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që rrjet kanë qarkulluar lajme se Xhensila dhe Besi janë drejt ndarjes, megjithëse ato janë mohuar nga ana e aktorit.

“Më vret më shumë, vjen një moment që mbushet kupa. Nëse nuk më vrasin mua, vrasin Xhensilën me fjalët”, tha ai 2 muaj më parë gjatë një interviste.

Thuhet se çështja është hapur nga Xhensila, e cila ka ndërmarrë hapin ligjor për t’i dhënë fund martesës disavjeçare me aktorin e humorit.

Ka dyshime të forta se ndarja nuk është reale, por kemi të bëjmë me një ndarje fiktive, me qëllim ndarjen dhe tjetërsimin e pasurisë.

Disa hetime për pastrim parash nga SPAK-u kanë nxjerrë në skenë këngëtarë dhe të ashtuquajtur artistë, të cilët janë përdorur nga bosë droge dhe figura korrupsioni për tranferim dhe pastrim parash.

Rasti më i fundit është ai i këngëtares Elvana Gjata, e cila po hetohet nga SPAK për pastrimin e parave të kokainës të ish të fejuarit të saj, Ervin Mata, i njohur si Boli i kokainës.

Nuk ka të dhëna se çifti Besi-Xhensila është nën hetim, por rreziku është i mundshëm.

xhensila-besi-3gc0bg37krthrqr1tzv7r4besixhensilaxhensila myrtezaj ajka bes kallakuxhensilaxhensila myrtezajbes kallaku xhensila myrtezajbes kallaku xhensila myrtezaj2bes kallaku xhensila myrtezaj3bes kallaku xhensila myrtezaj4xhensila myrtezaj (8)xhensila myrtezaj (7)

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.