Xumi dhe Olsi Bylyku dikur shokë; përse banori insiston për lidhje me Eglin?
Xum Allushi po bëhet gjithnjë e më i përfolur në “Big Brother”. Një pjesë e konsiderueshme e banorëve dhe fansave e kritikojnë për sjelljen e tij, duke e cilësuar si të pazakontë dhe shqetësuese.
Ai nisi të fliste me shumë ndjenja për ish-të dashurën e tij, një influencuese TikTok, duke shpërthyer në lot dhe duke treguar tradhtinë që kishte përjetuar.

Me futjen e tij në BBVA, Xumi, ka rrëfyer edhe një histori personale nga jeta e tij kur tregoi se ishte tradhtuar nga partnerja e tij.
Ai tha se ishte 27 vjeç kur ishte në një lidhje që ndihej shumë i dashuruar, por u zhgënjye shumë dhe pësoi një fazë depresioni.
Por kush është vajza që i ka thyer zemrën Xumit? Miqtë zbulojnë se vajza në fjalë është disa vite më e madhe se vetë konkurrenti i “Big Brother”. E ardhur nga një martesë e dështuar me parë, dhe me një fëmijë, burimet flasin se ajo dhe Xumi u njohën nga miq të përbashkët dhe lidhja u bë shumë shpejt intensive.
Për shumë muaj ata thuajse kanë jetuar së bashku, duke u shndërruar në një çift të konsoliduar. Vajza në fjalë, është një imazh i njohur edhe në TikTok, ku shpesh herë del në live apo në situata të ndryshme. Miqtë thonë se nuk i dinin arsyet e ndarjes, por dinin se gjërat ishin mbyllur keq mes tyre, duke mos dhënë detaje të tjera. Edhe pas foli për tradhtinë, duket se Xumi nuk ka ndjenja mërie ndaj ish të dashurës, duke u shprehur se i uron çdo të mirë.
“Unë kam dashur fort, dashurinë dhe të duash fort janë dy gjëra të ndryshme, dashurinë e quaj marrëzi, për të dashuruar… dashurova opsionin më të keq. Unë asaj ia uroj më të mirën. Jam edhe falënderues, më ka dhënë mësime si mashkull. Ia di më shumë vlerat vetes. Jam bërë shumë selektiv dhe kokëfortë.
Pas kësaj, ai e ka fiksuar veten te Egli Tako, duke tentuar të fitojë zemrën e saj, pavarësisht refuzimit të saj të qartë.
Fansat janë të shqetësuar dhe mendojnë se Xumi po tregon sjellje të çuditshme, të cilat mund të jenë shenjë e ndonjë problemi më të thellë.
Nga ana tjetër, Egli ka ndarë mendimet e saj për ndarjen nga Olsi Bylyku, duke theksuar se ka qenë një vendim i vështirë, por i nevojshëm për të dy. Ajo ka folur me shumë respekt për të dhe ka shpjeguar se kjo ndarje nuk do të ketë pasoja të mëdha, duke mbajtur gjithmonë privatësinë e saj dhe marrëdhënies. Ajo ka falënderuar Olsin për momentet e bukura që kanë kaluar dhe ka vendosur të mos flasë shumë për detajet e ndarjes, duke i mbajtur për vete për shkak të respektit për të kaluarën e tyre.
Gjithashtu, një foto e fundit e Xumit me Olsin ka nxitur më shumë spekulime, pasi shumë njerëz po pyesin nëse ata janë ende miq dhe përse Xumi po insiston kaq shumë për t’u afruar me Eglin, duke u dukur se ka kaluar një kufi që nuk është i zakonshëm në marrëdhëniet mes miqsh.
“Kam pasur shumë besim përgjatë kohës që kemi ndenjtur bashkë. Faleminderit që paraprakisht nuk ndodhi ndonjë ardhje në jetë e një fëmije, ndonjë martesë apo ndonjë ceremoni. Rritesh, njeh veten tënde. Ndonjëherë lodhesh, ndonjëherë lodhet dikush tjetër…Kam zgjedhur të qëndrojë “gojëkyçur” sepse kam respekt. Normalisht që kur ndahesh ka një gjë të keqe patjetër, si ai për mua, si unë për atë. Por unë kam zgjedhur që këto t’i mbaj për vete, është gjëja ime private, marrëdhënia ime private, nuk është jeta publike. Dhe këtë e kam të shenjtë dhe dua ta mbaj me veten time gjithmonë. Për hir të 5 viteve që kam ngrënë e kam pirë e kam kaluar aq kujtime të bukura, e për hir të gjithë dashurisë!”, tha Egli në rrëfimin e saj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



