Ylli Rakipi drejt rikthimit në News24!
Burime për Publik.al konfirmojnë se tratativat mes Ylli Rakipit dhe Irfan Hysenbelliut për një rikthim në News24 kanë nisur prej disa muajsh, shumë përpara përfundimit të sezonit televiziv. Mësohet se palët kanë qenë në komunikim të vazhdueshëm, duke diskutuar për një marrëveshje që mund të rikthejë një prej figurave më të njohura të ekranit në shtëpinë e tij të dikurshme mediatike.
Kujtojmë se z. Rakipi ka qenë më parë pjesë e News24, ku ka drejtuar emisionin politik “Të Paekspozuarit”, përpara se të transferohej në MCN TV, ku kaloi plot 5 sezone me ndikim të konsiderueshëm në opinionin publik dhe skenën mediatike.
Aktualisht nuk është bërë e ditur se kush do ta zëvendësojë Rakipin në MCN TV, por largimi i tij pritet të lërë një boshllëk të madh, jo vetëm për televizionin, por edhe për publikun e tij besnik.
Një nga emrat që përflitet si pasues i mundshëm në ekranin e MCN është Luan Rama, figurë e njohur në media dhe politikë, por ende asgjë nuk është zyrtarizuar.
Ndërkohë, mbetet për t’u parë nëse rikthimi i Ylli Rakipit në News24 do të shënojë edhe rilindjen e emisionit “Të Paekspozuarit”, apo një projekt tërësisht të ri në format dhe qasje.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



