E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Yuri Kim: Drejtësia duhet të jetë e verbër, politikanët nuk duhet të kërkojnë…
Publik News

Yuri Kim: Drejtësia duhet të jetë e verbër, politikanët nuk duhet të kërkojnë…

Ambasadorja Yuri Kim ka folur ditën e sotme në lidhje me ecurinë e reformës në drejtësi në vendin tonë.

Në fjalën e saj gjatë mbajtjes së konferencës “Drejtësi në kohë sfidash”, Kim deklaroi se reforma do të quhet e suksesshme në momentin që të mos ketë gjyqtarë dhe prokurorë të papërshtatshëm. Ajo shtoi gjithashtu se nuk duhet që politikanë ti kërkojnë drejtësisë të arrestojë dikë.

Kujtojmë se më herët kryeministri Edi Rama i kërkoi SPAK-ut që të nisë hetim dhe të arrestojë ish-kryeministrin Sali Berisha, për akuzat e ngritura nga SHBA-të.

“Sipas normave dhe praktikave të miqve tuaj SHBA, dhe miqve të ardhshëm BE, reforma në drejtësi quhet e suksesshme kur të mos kemi më gjyqtarë dhe prokurorë të papërshtatshëm. Do të quhet normale kur politikanë në apo jashtë fuqisë të mos kërkojnë hetimin e këtij apo atij. Këto nuk janë standardet që kërkojmë të arrijmë në Shqipëri. Këto nuk janë standardet që kërkojnë shqiptarët kur flasin për reformën në drejtësi. Duhet një drejtësi, ku drejtësia është e verbër, të gjithë janë të barabartë para ligjit. Kur veprojnë prokurorët, nuk duhet ta bëjnë se i ka kërcënuar dikush, i ka porositur dikush apo u ka dhënë para dikush”,u shpreh ambasadorja Kim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.