E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Yuri Kim i jep fund karrierës diplomatike del në  pension
Lajme

Yuri Kim i jep fund karrierës diplomatike del në pension

Ish-ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka dalë zyrtarisht në pension nga Shërbimi i Jashtëm amerikan, duke i dhënë fund një karriere mbi dydekadëshe në diplomaci. Ceremonia e lamtumirës u zhvillua në SHBA, ku ishin të pranishëm të afërm, ish-kolegë dhe personalitete të njohura të politikës e medias.

Kim shërbeu në disa vende të botës, por periudha më e dukshme për publikun shqiptar mbetet mandati i saj në Tiranë (2019–2023). Ajo u angazhua fort në Reformën në Drejtësi, integrimin euroatlantik dhe në forcimin e marrëdhënieve Shqipëri–SHBA, por ndërkohë shoqëroi edhe shumë debate e kritika.

Një nga episodet më të përfolura ishte kur, në kulmin e krizës së brendshme të Partisë Demokratike, Yuri Kim i paralajmëroi demokratët të mos “merrnin rrugën e barit”, një deklaratë që shkaktoi shumë reagime në opinionin publik dhe mbeti si një nga frazat më të cituara të saj në Shqipëri. Demokratët i vunë dhe nofkën ” KIMETE”.

Me daljen e saj në pension, Yuri Kim mbyll një kapitull të gjatë në diplomacinë amerikane, ndërsa në Shqipëri do të mbahet mend si ambasadorja më aktive, por edhe më kontradiktore, për shkak të qëndrimeve të drejtpërdrejta dhe ndikimit të saj në skenën politike.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.