E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Yuri Kim takim me Voltana Ademin, i shkon në zyrë
Publik News

Yuri Kim takim me Voltana Ademin, i shkon në zyrë

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim sot takohet me kryetaren e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi.

Ky është takimi i dytë që zhvillohet mes tyre brenda 5 muajve, ndonëse i pari u zhvillua online për shkak të pandemisë.

“Jam e kënaqur që jeni sot këtu, për marrëdhëniet që kemi me shtetin amerikan dhe me emigrantët në Amerikë. Ardhja juaj është edhe një mbështetje dhe komunikimi që ne kemi me ambasadën dhe për mbështetjen që SHBA kanë dhënë për administrimin vendor por edhe për mbështetjen për njerëzit në nevojë. Unë ju uroj mirëseardhjen”, tha Ademi.

Nga ana e saj diplomatja amerikane tha se Shkodra ka një frymë pavarësie, duke theksuar se është qyteti që i përshtatet më shumë.

“ Është kënaqësi për mua që jam këtu. Është kënaqësi t’ju takoj, pasi kemi pasur komunikimin përmes videos. Ajo që kam mësuar për Shkodrës është fryma e pavarësisë, qëndrueshmëria juaj dhe sa herë dëgjoj historinë e Rozafës më bën të mendoj që Shkodra është vendi im, vendi që më përshtatet mua. Unë do të qëndroj për dy ditë në Shkodër, do vizitoj qëndrat kryesore dhe disa restorante”, tha Kim.

Ndërsa ambasadorja Kim i dhuroi kryetares së bashkisë Shkodër një maskë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.