E martë, 27 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Z.Ambasador! Fol për Shqipërinë dhe shqiptarët, jo për hajdutët dhe zagarët!
Lajme

Z.Ambasador! Fol për Shqipërinë dhe shqiptarët, jo për hajdutët dhe zagarët!

Publikuar nga Ergis Noka

Përshëndetje, z. Ambasador!

A je mirë me shëndet, mor burrë, se na ke bërë merak?!

Po fol një fjalë, mor burrë i dheut, se nuk u bë kiameti!

Fol çfarë të duash, por vetëm fol, se shqiptarët e duan shumë Amerikën dhe, gjatë 45 viteve të komunizmit, janë pushkatuar rreth 6000 qytetarë shqiptarë si “bashkëpunëtorë të imperializmit amerikan” dhe armiq të partisë që sot është në pushtet, por me emër tjetër.

Fol si njeri, si ushtarak, si prind, si qytetar i një vendi të lirë, që njeh dhe zbaton të drejtat e qytetarëve dhe, të paktën, flet për vlerat e demokracisë dhe kundër korrupsionit.

Ndoshta, si ambasador, nuk të lë Kushneri të flasësh, por thuaj një fjalë për PROTESTËN, se, në fund të fundit, në pension je dhe nuk ta ul e nuk ta heq kush pensionin e gjeneralit, edhe pse je moshatar me Ramën.

Fol, z. Ambasador, se gjatë 45 viteve të komunizmit, vetëm në kufi, mbi telat me gjemba, janë vrarë 1200 shqiptarë që tentonin të kalonin kufirin për të ardhur në vendin që ju përfaqësoni sot si ambasador.

Fol, z. Gjeneral, e mos u tut e mos u frikëso nga gradat dhe dekoratat që ke në kraharor, se të folurit me shpirt e me duar të pastra ua shton vlerën dekoratave dhe medaljeve që mban në gjoks. Ndërsa heshtja me porosi ose me pagesë i bën ato dekorata e medalje thjesht teneqe e llamarina, njëlloj si ato «S»-të që jepte Partia e Punës në aksion ose në kooperativë, kur realizoje normën.

Z. Ambasador!

A je dakord me dhunën policore ndaj të miturve, studentëve apo qytetarëve?

A je dakord me pagesën stimuluese prej 2500 eurosh për kokë, që kjo qeveri ua jep policëve kokërrçorapë që rrahin qytetarët?

A je dakord me masat që propozon kjo qeveri bastarde për kthimin e Shqipërisë në një vend diktatorial, ku ndalohet çdo protestë kundër hajdutëve, meqenëse Shqipëria është edhe, dreqi e mori, anëtare e NATO-s?!

Në qoftë se je dakord, fol, mor burrë, se shqiptarët të kuptojnë mirë si kur flet, ashtu edhe kur hesht, njësoj siç kanë kuptuar çdo të huaj që ka ardhur me opinga në Shqipëri e ka ikur milioner.

Z. Ambasador!

Emri rron më gjatë se kufoma.

Në këtë botë jemi kalimtarë si NJERËZ, e jo më si funksione politike, shtetërore apo diplomatike. Sado grada, medalje e dekorata të kemi, në fund destinacioni është i pashmangshëm: toka, ku i dorëzohemi atij që, sa jemi gjallë, e përçmojmë, pra, KRIMBAVE.

Fol, z. Ambasador, mos hesht dhe mos prit as të nesërmen, kur mund të humbasë zgjedhjet BIBI i Kushnerit në Izrael, as të martën tjetër, kur mund të humbasë shumicën e Kongresit presidenti Trump. Çfarëdo që të ndodhë, ju jeni i “dënuar” të qëndroni tre vjet ambasador i SHBA-së në Tiranë dhe pastaj mbushni fiks edhe moshën e pensionit sipas ligjit shqiptar. Ndoshta do t’ju duhet një Shqipëri demokratike, e mirë dhe e bukur për ta shijuar.

Të kam parë që ke shkuar dy herë në SPAK, z. Ambasador, dhe ke takuar hajdar-prokurorët e SPAK-ut.

Nuk e di për çfarë keni folur, z. Ambasador, por të siguroj se, sapo jeni larguar ju, ata kanë qeshur dhe janë tallur, duke thënë mes njëri-tjetrit:

“Ohuuuu, sa larg qenka ky nga ‘hallin’ tonë!”

Ne kemi hallin të mbyllim rehat edhe këta dy vjet që na kanë mbetur e të rrjepim çfarë të mundemi. Pastaj të shikojmë të zëmë një vend në Apel, në Prokurorinë e Përgjithshme ose një karrige të dhjerë në politikë e në parlament. Ndërsa ky ka hallin e bosëve të trafikut që i prishin “pazarin” Amerikës.

Z. Ambasador!

Fol për Shqipërinë dhe shqiptarët, jo për hajdutët dhe zagarët!

Ata që vijnë si minj halash e të takojnë në ambasadë për të spiunuar njëri-tjetrin si qen të tredhur, janë një pjatë e vogël muti e kësaj Shqipërie të kapur prej fyti nga një grusht halash të politikës së qelbur, të favorizuar edhe nga heshtja apo të folurit e institucionit që ju drejtoni sot, gjatë 30 viteve të fundit.

Ndaj e ke mundësinë, z. Ambasador, që ke ardhur si gjeneral në pension në Shqipëri, të mbahesh mend si ambasadori-gjeneral i SHBA-së që ua dhjet “gradat” false që mbajnë spurdhjakët politikanë hajdutë shqiptarë.

Të uroj shëndet, z. Ambasador, dhe rri i qetë fare, pa merak për qytetarët amerikanë që jetojnë në Tiranë, se edhe po të kalojnë çdo ditë nga PROTESTA, nuk do t’ua prekë asnjë qime floku protestuesit. Ata e dinë fare mirë se pazaret me qeverinë fundërrinë të Shqipërisë nuk i bëjnë qytetarët amerikanë, por zyrtarët, shtetarët dhe diplomatët amerikanë, si Blinken, McGonigal, Yuri Kim, Don Lu, Kimberly Guilfoyle, Kushner e të tjerë.

Të përshëndes, z. Ambasador i SHBA-së, ERIC WENDT, dhe të uroj ta shijosh sa më shumë pensionin si gjeneral dhe pozicionin si ambasador, edhe pse nuk do të doja kurrë të ishit një “pensionist” ambasador, siç keni qenë gjatë kësaj periudhe njëmujore, që nga 26 shtatori, kur mbërritët në Rinas.

Ndoshta kjo “heshtje” ka të bëjë edhe me “festimet” që mund të keni pasur për ditëlindjen tuaj, më 7 tetor 1964, sepse, për koincidencë, jeni i së njëjtës moshë me Ramën. Por ky shejtan e ndryshoi datën dhe e bëri 4 korrik, që ta ketë në ditën e Pavarësisë së Amerikës.

Kur të kesh kohë, z. Ambasador, pyet ndonjë aty në ambasadë se çfarë thonë shqiptarët për ty, por jo Nancin, se ajo është me Blinkenin dhe Qamilen e të gënjen.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.