Z.Rama edhe zyrën tënde do ta japësh me konçesion…
Pasi krenohesh tek investitorët e huaj se mund të vijnë në Shqipërinë pa sindikata, nuk ke pse hiç të mbash përgjegjësi tek shtetasit e tu…sidomos kur thua: ‘’Nuk merrem me llogari unë’’.
Domosdo, sepse nuk merret qeveria me llogari për shqiptarët, por me prioritetet e veta estetike e për këtë paratë nuk dalin. E kur nuk dalin rroftë konçesioni, i cili e lë shqiptarin sërish me borxhe edhe pas mandatit të saj të parë, të dytë e të pestë, ndërsa liderët do jenë duke shijuar jetën e tretë.
Po dhe po, qeveria e deri 2013-ës la borxhe të mëdha e punë të pasosura, kusure në buxhet e taksim të padrejtë. Por pse na mbushe mendjen që taksa progresive do vendoste drejtësi, barazi e do çlironte 95% të shqiptarëve? Dhe pse po na mbush me konçesione ku borxhet i mbeten në kurriz shqiptarëve me breza? Ja pra pse do ekonomistë e financierë kjo punë, se në fund do thuash gjithnjë: ‘’Bëra gabim, po me llogari nuk merrem unë’’, teksa edhe zyrën tënde do ta japësh me konçesion…
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



