E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zaev ka ndare me ndjekesit e tij ne rrjetin social Facebook, emocionet për viziten e sotme ne Durres
Politikë

Zaev ka ndare me ndjekesit e tij ne rrjetin social Facebook, emocionet për viziten e sotme ne Durres

Kryeministri i Maqedonise se Veriut, Zoran Zaev ka ndare me ndjekesit e tij ne rrjetin social Facebook, emocionet për viziten e sotme ne Durres, ne prani te kryeministrit Rama, presidentit te Serbise, Vuçiç, dhe atij te Malit te Zi, Gjykanovic, mes banoreve te zones se goditur nga termeti tragjik.rama zaev vucic durres

Teksa shkruan per kete vizite ne Durres, duke postuar edhe foto, Zaav shpreh mbështetje e solidaritet ne perballimin e kesaj situate, duke njoftuar se nje pike e rendesishme e dokumentit qe do te miratohet gjate Mini-Shengenit Ballkanik do te jete edhe trajtimi i përbashkët ië fatkeqësive natyrore dhe emergjencave.

Si një shprehje solidariteti me qytetarët e Shqipërisë, dhe në mbështetje të banorëve të qyteteve dhe vendbanimeve të tjera që pësuan dëme nga tërmeti i 26 nëntorit, së bashku me Kryeministrin e Shqipërisë dhe drejtuesit e tjerë të pranishëm në një takim në Tiranë, ne vizituam këtë mëngjes Durrësin. Ne u takuam me disa nga familjet që tani po rindërtojnë shtëpitë e tyre në vazhdën e fatkeqësisë tragjike, dhe riafirmuam gatishmërinë tonë për të vazhduar me mbështetje dhe ndihmë të mëtejshme në periudhën e rimëkëmbjes nga tërmeti. Me vizitën në Durrës, ne njoftuam bashkëpunimin tonë të përbashkët në trajtimin e fatkeqësive natyrore dhe emergjencave që do të përfshihen në dokument për integrimin më intensiv të rajonit që do të miratohet sot në Tiranë”, shkruan Zaev.

rama zaev vucic durresdurres pallatpallat durres1pallat durres

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.