E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbardhen dëshmitë kontradiktore që fundosën Kreshnik Tushën
Publik News

Zbardhen dëshmitë kontradiktore që fundosën Kreshnik Tushën

Zbardhen dëshmitë kontradiktore që fundosën Kreshnik Tushën, autorin e atentatit të dyfishtë në Laç, ku mbeti i vrarë Bujar Lika, i njohur si miku i Ervis Martinajt dhe Paulin Markut.

 

Dëshmitë e tij, kanë qenë kontradiktore, duke bërë kështu që të shtohen dyshimet se ka qenë ai një nga autorët që kanë qëlluar mbrëmjen e 30 majit drejt 2 viktimave.

Sipas dëshmive përpara prokurorëve, Tusha është shprehur se i kanë bërë atentat atij pranë shtëpisë, sapo po zbriste nga makina. Mirëpo para bluzave të bardha, ai ka deklaruar se është “vetëplagosur aksidentalisht në këmbë”, bën me dije Report Tv.

“Më qëlluan në shtëpi me automatik afër shtëpisë që është gati 1 km larg kompleksit ku ndodhi vrasja e Paulin Gjergjit dhe Bujar Hasanit, nuk është distancë e largët nga shtëpia e tij tek vendi i ngjajes. Pranë shtëpisë janë gjetur edhe gëzhoja. Më kanë qëlluar, më kanë bërë atentat. Nuk i kam njohur autorët që më kanë qëlluar kam qenë duke ikur natën në shtëpi me makinë sa kam zbritur më kanë qëlluar”, tha Tusha para prokurorëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.