E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbardhen disa vjedhje në biznese në Kamëz, arrestohen dy të rinj
Flash

Zbardhen disa vjedhje në biznese në Kamëz, arrestohen dy të rinj

📍 Kamëz, 9 Shkurt 2026

Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë së Kamzës, pasi dyshohen si autorë të disa vjedhjeve të ndodhura në biznese të ndryshme në zonë. Njëri prej tyre rezulton i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, në kuadër të operacionit të koduar “Together”, u bë i mundur identifikimi, lokalizimi dhe arrestimi i shtetasit A. S., 21 vjeç, banues në Kamëz, si dhe i një 18-vjeçari, të dy të dyshuar për kryerjen e vjedhjeve në bashkëpunim me njëri-tjetrin.

Ngjarja më e fundit është regjistruar ditën e djeshme, ku dy të rinjtë dyshohet se kanë vjedhur produkte dhe shuma parash në një subjekt tregtar në Kamëz. Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit dhe veprimeve të shpejta hetimore, autorët u identifikuan dhe u vunë në pranga.

Nga hetimet e mëtejshme është bërë e mundur edhe zbardhja e dy rasteve të tjera të vjedhjeve, të ndodhura më 18 nëntor 2025 dhe 29 janar 2026, ku dyshohet se të njëjtët shtetas kanë vjedhur shuma parash në dy biznese të tjera.

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Policia vijon hetimet për të verifikuar nëse të arrestuarit mund të jenë të përfshirë edhe në raste të tjera vjedhjesh në zonë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.