E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbardhen komunikimet e Erion Isait me pronaren e kompanisë
Lajme

Zbardhen komunikimet e Erion Isait me pronaren e kompanisë

“Të lutem zjarr se duhet të vulos”

Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai, u mor dje i pandehur nga Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) në lidhje me një hetim për shkelje të tenderave dhe falsifikim të projekteve infrastrukturore.

Hetimi, i drejtuar nga prokurori Dritan Prençi, përfshin dy tendera kryesorë: ndërtimin e një ujësjellësi dhe ndërtimin e rrugës Korçë-Ersekë, projekt që dyshohet të ketë pësuar falsifikime për përfitime të paligjshme, shkruan balkanweb.

SPAK ka proceduar gjithashtu shtatë persona të tjerë, përfshirë administratorët e shoqërive të përfshira në projektet rrugore. Hetimet kanë nxjerrë në pah se shumica e tenderave të shpallur nga Bashkia Kolonjë kanë qenë të parapara dhe të paracaktuar, duke sjellë përfitime të paligjshme dhe shpërdorim të fondeve publike.

Në dosjen hetimore të SPAK janë zbuluar komunikime të rëndësishme mes Erion Isait dhe Entela Çanos, administratorës së shoqërisë “A & E Engineering”, e përfshirë në projektin e ndërtimit të rrugës Korçë-Ersekë, Loti II, raporton më tej balkanweb. Mesazhet në WhatsApp tregojnë manipulime tenderash dhe falsifikime projektesh për të mundësuar përfitime të paligjshme.

Ja disa prej komunikimeve të zbuluara nga hetimet dhe të publikuara nga balkanweb:

Në orën 10:05, shtetasi Erion Isai i dërgon mesazh Entela Çanos:

“Miremengjes, shifi pak këto: Po 110 max ose 90 i jep zgjidhje thuj enteles. Vetem rrjeti jashtëm deri depo fi 250 ne 20 bar eshte 18755 ml X 6793 leke = 127402715 pa tvsh kurse pesari fi 200 me gjatësi 1880 X 4747 leke = 8924360 leke.”

Në orën 10:06, Entela Çano i dërgon mesazh: “Miremengjes, ok. Mi dërgo. Ok te njëjtën gje po bejem edhe ne, reduktim parametrash”.

Në orën 10:08, Erion Isai i dërgon mesazh:

“Sa më shpejt s plis…”

Në orën 10:09, Entela Çano i dërgon mesazh:

“Ok… pa merak… Pa problem.”

Në orën 14:57, Erion Isai i përcjell mesazhin:

“Me duhet lista me emrat e fshatarëve dhe vendet për çdo fshat vella. Një zjarri te lutesh…”

Në orën 15:01, Erion Isai i dërgon mesazh:

“Ju vell…!”

Në orën 21:22, Erion Isai i shkruan përsëri Entela Çanos:

“Te ndonje fshati? Te ndonje fshati?”

Në orën 21:24, Erion Isai i dërgon mesazh:

“330 Eshtë max.”

Në orën 21:25, Entela Çano i dërgon mesazh:

“Shqyr…?”

Në orën 21:28, Erion Isai i dërgon mesazh:

“Pls… zjarrrr… Se neser duhet me i printu t’i vulos ktu te Une Te premte mengjes heret. Duhen dorezu.”

Në orën 21:29, Entela Çano i dërgon mesazh:

“Do bëj më të mirën e mundshme… mendoj që do t’i jem korrekte…por jam sforcuar shumë për te kapur vleren..”

Në orën 21:29, Erion Isai i dërgon mesazh:

“Ishte teeepeeeeee e larte”

Në orën 21:30, Entela Çano i dërgon mesazh:

“Me 5 aspra tha ai do verë të mirë miku…shprehje gjermane.”

SPAK vazhdon hetimet për të zbardhur më shumë detaje mbi këtë çështje dhe për të identifikuar të gjithë personat e përfshirë në këtë aktivitet. Kryebashkiaku Erion Isai dhe të tjerë të pandehur përballen me akuza për shpërdorim detyre, falsifikim dokumentesh dhe shkelje të ligjit për tenderat.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.