Zbardhet debati/ Altin Dumani përplaset me Nokën: S’i kam pasur duart e lidhura as në 2008, e as sot

Nuk jam peng i askujt! Askush s’ka shans të më ndikojë

Kreu i SPAK, Altin Dumani është përplasur me Flamur Nokën në Komisionin e Ligjeve, pasi akuzave të deputetit demokrat se drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme ka shkelur Kushtetutën lidhur me arrestimin e liderit demokrat, Sali Berisha.

Deputeti Flamur Noka  e ka pyetur kreun e SPAK nëse është peng gjëkundi dhe nëse Prokuroria Speciale vepron me urdhërat politikë të Edi Ramës, mbi copëzimin e dosjes së inceneratorëve dhe konçensioneve, si dhe mbi vendosjen nën hetim të disa prej kryetarëve të partive opozitare, përfshi edhe lideri e Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Dumani u pyet nga Noka nëse përbën vepër penale fakti që kompanisë së inceneratorit iu dha një bonus 8%.

Një tjetër pyetje e Nokës për Dumanin ishte ajo mbi dosjen Metamorfoza, ku u lëshuan 51 fletë-arreste, janë arrestuar 6 persona. “Kush e dekonspiroi operacionin Ju apo Policia e Shtetit, pasi kjo e fundit ka reaguar”, tha Noka, duke iu drejtuar Dumanit.

Noka tha se po të lexosh transkriptet është shqetësuese sepse një ish-deputet i PS-së që del këtu dhe organizon grup killerash për të vrarë një tjetër ish-deputet të PS-së, na rezulton i përfshirë edhe në dosjen e krimeve elektorale.

“Kush i lidh këto dy ish-deputetë që organizojnë grupe killerash për të vrarë njëri-tjetrin, mos i lidh Kryeministri? Lezha ziente për arrestimin e Arben Ndokës, përpara se jut ë bënit operacionin”, tha Dumani.

Gjithashtu Noka e pyeti Dumanin për fatin e dosjeve 184 dhe 339, që kanë të bëjnë me krimet elektorale. “Për krimet zgjedhore a është e vërtetë që Policia ka referuar pranë SPAK vetëm persona të opozitës dhe a ka persona të pushtetit që janë referuar”, pyeti Noka, kreun e SPAK Dumanin.

Në vijim, Noka e pyeti Dumanin se si i konsideronte prokurimet me negociata të mbyllura.

Në vijim ai shtoi se meritat dhe kritikat i takojnë të gjithë stafit të SPAK, të gjithë prokurorëve. “Kur ka vend për tu vlerësuar, duhet të vlerësohemi”, u shpreh Dumani.
Ai u shpreh se nuk është kënaqësi për asnjë prokuror që të çojë njerëz në burg, por ne bëjmë detyrën tonë.

Dumani përjashtoi çdo mundësi që operacioni i fundit të jetë dekonspiruar nga SPAK. “Po si mund të thoni apo të aludoni që kjo çështje penale është dekonspiruar nga SPAK? Është fyese për ne, pasi kemi punuar orar pa orar lidhur me këtë procedim penal”, tha Dumani.

Lidhur me dosjet 339 dhe 184, Dumani tha se nuk ka asnjë lloj dijenije pasi nuk ka qenë as prokuror i çështjes.

“Jemi gati t’iu vemë në dispozicion çdo informacion që kemi mbi çështjen”, tha Dumani.

Teksa iu përgjigj deputetit të PD-së, Altin Dumani u shpreh se askush nuk ka shanse ta ndikojë në punën e tij dhe se nuk është peng i askujt.

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme deklaroi se nuk i ka pasur duart e lidhura asnjëherë dhe do të vazhdojë ta bëjë derisa të ushtrojë detyrën e tij si prokuror.

“Nuk i kam pasur duart e lidhura në 2008 dhe as në 2023, as në vitin 2024 dhe derisa të ushtroj detyrën time si prokuror. Politikë nuk ka shans, nuk ka shans të më ndikojë kush mua në punën time dhe ju e dini shumë mirë që nuk ka shans të më ndikojë kush mua në punën time. Zero shanse në punën time dhe kolegëve të mi”, iu drejtua Altin Dumani.

Ndërsa theksoi se drejtësia nuk mund të sfidohet dhe se çështja në ngarkim të ish-kryeministrit Berisha është në hetim, e për këtë arsye s’mund të prononcohej.

Pjesë nga debati:

Flamur Noka: Keni shkelur Kushtetutën, është gjëja më e rëndë

Altin Dumani: Ai që kam qenë, ai jam. Nuk i kam pasur duart e lidhura në 2008 dhe as në 2023, as në vitin 2024 dhe derisa të ushtroj detyrën time si prokuror, lërë drejtues. Jam prokuror, edhe 1 vit e gjysmë kam pra prokuror do të jem. Politikë nuk ka shans, nuk ka shans të më ndikojë kush mua në punën time dhe ju e dini shumë mirë që nuk ka shans të më ndikojë kush mua në punën time. Zero shanse në punën time dhe kolegëve të mi.

Lidhur me çështjen në ngarkim të ish-kryeministrit ajo është një çështje në hetim, nuk mund të prononcohem. Çdo vendim ëstë i kontrollueshëm nga sistemi gjyqësor por mund të them që drejtësia nuk mund të sfidohet dhe nuk jam peng i askujt.

Sa i takon asaj që po përdorim proceset penale për të luftuar opozitën.

Noka ndërhyn, Dumani dëgjohet duke thënë: I paskam duart e lidhura unë dhe peng i ndokujt këtu

Flamur Noka: Unë po bëj pyetje

Altin Dumani: Hetimi i inceneratorëe, pse janë copëzuar, kallëzimet kanë ardhur si të tilla dhe janë trajtuar si të tilla nga prokurorët. Kjo është.

Flamur Noka: Detyra e institucionit është t’i bashkojë

Altin Dumani: Përgjegjësinë do ta zbulojë hetimi, që vazhdon dhe është në fazën më dinamike të tij. Prokurori jep vlerësim kur ngre akuzë ose pushon akuzë.

Nuk mund të jap opinione, është e ligjshme apo e paligjshme.

Publikuar nga Publik Media