E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbardhet debati në mbledhjen e Kryesisë së Grupit! Basha përplaset me Nokën: S’mund të ketë grupime anti-amerikane me logon e PD
Publik News

Zbardhet debati në mbledhjen e Kryesisë së Grupit! Basha përplaset me Nokën: S’mund të ketë grupime anti-amerikane me logon e PD

Kryesia e Grupit të Paritsë Demokratike është përfshirës sërish në debate për vendimin e Lulzim Bashës për të përjashtuar nga Grupi Parlamentar, ish-liderin historik të PD-së, Sali Berishën.

Zbardhet  debatet me dyer të mbyllura në Kryesinë e Grupit të PD-së.

Gjatë kësaj mbledhje, deputeti Flamur Noka ka debatuar me tone të ashpra me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha për përjashtimin e Sali Berishës.

Por Basha ka sqaruar se ky vendim nuk ka më kthim prapa dhe se s’mund të lejonte që në Kuvend të kishte deputetë apo grupime anti-amerikane me logon e PD-së.

Kreu i PD-së ka thënë se vendimi përjashtimin e Sali Berishës s’ka qenë “vendimi i jetës së tij, por vendimi më i vështirë i jetës së tij”.

Më tej gjatë debatit, Flamur Noka e ka quajtur si thikë pas shpine vendimin e Bashës, ndërkohë që ka thënë se Lulzim Basha duhet të thërriste Këshillin Kombëtar për të vendosur.

Më tej Basha ka sqaruar se Sali Berisha nuk është përjashtuar nga strukturat, por përkohësisht deri në sqarimin e çështjes në rrugë ligjore.

“Kërkesa për Doktorin nuk ka ardhur nga zyrtarë të nivelit të tretë apo të rangut të ulët. Ka ardhur nga kupola e shtetit amerikan. Informacionet i di unë, siç i di shumë mirë edhe doktorri dhe që ju s’keni për ti marrë vesh kurrë! Vendimi nuk ka me kthim pas. Nuk mblidhet asnjë kryesi apo Kuvend se s’mund të këtë në Kuvend grupime anti-amerikane!”, ka thënë Basha.

Flamur Noka-Salianjii

 

DEBATI NË KRYESINE E GRUPI TE PD

Lulzim  Basha: Vendimi për Sali Berishën nuk ka me kthim pas! Pastaj ka një keq lexim që bëhet ose interpretohet ne media. Doktori nuk është përjashtuar përfundimisht, nuk është linçuar. Ndaj tij janë thënë fjalët më të mirë.

Por siç ka deklaruar edhe vetë ai do të ndjek procesin gjyqësor. Dhe derisa e vërteta të dalë në shesh do të qëndroj jashtë grupit. Ai nuk është perjashtuar as nga strukturat që të ishte nevoja për mbledhjen organeve të PD. Nuk eshte vendimi jetës time, por vendimi më i vështirë i jetës time…

S’ka për të pasur grup anti-amerikan në logon e PD. Jam marrë edhe tre muaj për zgjidhjen e këtij konflikti, nuk ka qenë vendim i marrë në minutat e fundit. Vendimi është marrë për të mos përçare partinë dhe demokratët.

Flamur Noka: Pa i dhënë drejtim çështjes së Berishës nuk mund të diskutohet asgjë për aksionin opozitar! Me ketë vendim për Berishën ishte thike pas shpine!

Lulzim  Basha: Kërkesa për Doktorin nuk ka ardhur nga zyrtarë të nivelit të tretë apo të rangut të ulët. Ka ardhur nga kupola e shtetit amerikan. Informacionet i di unë siç i di shumë mirë edhe doktori dhe që ju s’keni për ti marrë vesh kurrë.

Flamur Noka: Po e keni marrë vendimin pa asnjë organ vendimmarrës. Duhet të ishte thirr Kuvendi…

Lulzim Basha: Vendimi nuk ka me kthim pas. Nuk mblidhet asnjë Kryesi apo Kuvend se s’mund të këtë në Kuvend deputetë apo grupime anti-amerikane!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.