Zbardhet dëshmia e djalit nga Patosi, pas krimit iku prej frikës
Martin Skendaj, punonjësi i Policisë së Burgut, që vrau dy persona mesditën e së enjtes, ka pranuar autorësinë e ngjarjes. Pas vrasjes së Manol Rapaj dhe Elis Kapaj, 22-vjeçari është marrë në pyetje për orë të tëra nga oficerët e Policisë Gjyqësore në Fier.
Sipas burimeve, i riu Martin Skendaj ka pranuar për hetuesit se krimin e ka kryer ai, ndërsa ka dashur të jepte detaje edhe për arsyen se pse u detyrua që të qëllojë në drejtim të tyre.
“Më dhunoi fqinji pse i kërkova të heq dorë nga kërkesa që kisha për time motër. U bë sherr në fshat, njoftova edhe Policinë para tri ditësh.
Ditën e krimit në mëngjes, nisi përsëri sherri, ai kishte marrë edhe kushëririn e tij aty, u bënë dy bashkë dhe më qëlluan. Erdha në spital të marr mjekim, ata i gjeta prapë aty.
U përleshëm, por ishin dy dhe nuk munda t’i neutralizoj, prandaj qëllova, pasi u kisha bërë thirrje disa herë të tërhiqeshin”, është shprehur autori i dyshuar për vrasjen e dy të rinjve.
Sapo ka kryer krimin, autori ka marrë në telefon Policinë dhe u ka thënë për ngjarjen, duke u treguar se ishte larguar nga vendi i krimit nga frika e ndonjë hakmarrjeje të mundshme nga të afërm të të rinjve.
Ai ka takuar uniformat blu rreth 500 larg Poliklinikës së Patosit, duke iu drejtuar Komisariatit të Policisë.
Ndërkohë, mësohet po ashtu se Skendaj kishte kërkuar zgjidhje nga Policia e Fierit për shqetësimin që i krijonte Rapaj, por Policia nuk ka ndaluar asnjë prej të rinjve.
Masa qe dha gjykata sot
Burg pa afat vendosi gjykata e Fierit për Martin Skendajn, punonjësi i Policisë së Burgut, që vrau dy persona mesditën e së enjtes. I riu ka pranuar autorësinë e ngjarjes edhe para hetuesve, edhe në gjyq.
Pas vrasjes së Manol Rapaj dhe Elis Kapaj, 22-vjeçari është marrë në pyetje për orë të tëra nga oficerët e Policisë Gjyqësore në Fier.
Sipas burimeve, i riu Martin Skendaj ka pranuar krimin, ndërsa ka dashur të jepte detaje edhe për arsyen se pse u detyrua që të qëllojë në drejtim të tyre.
Motivi ishte se autori kërkonte nga viktima Rapaj t’i jepte fund lidhjes së dashurisë që kishte me motrën e tij. Për këtë mes familljeve kishte pasur sherr e konflikt prej disa kohësh.
Ndërkohë, mësohet po ashtu se Skendaj kishte kërkuar zgjidhje nga Policia e Fierit për shqetësimin që i krijonte Rapaj edhe tre ditë para krimit, por Policia nuk ka ndaluar asnjë prej të rinjve
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



