E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbardhet dëshmia e drejtorit të burgut të Peqinit: Nuk e kam ditur që kjo shkresë ka pasur të dhëna të rreme
Lajme

Zbardhet dëshmia e drejtorit të burgut të Peqinit: Nuk e kam ditur që kjo shkresë ka pasur të dhëna të rreme

Zbardhet   dëshmia  e Gani Shehut këtë të shtunë në seancën gjyqësore për vlerësimin e masës së arrestit.

Gani Shehu mësohet të ketë mohuar akuzën dhe ka deklaruar se:

“Më është kërkuar informacion nga avokatja e Viktor Ymerit për kohën që ka qendruar në qeli në Peqin.

Në praktikën tonë kontaktonim nga telefoni i zyrës me atë të shefit e policisë, pasi më ka dhënë të dhënat shefi i policisë për të dënuarit Viktor Ymeri dhe Luftar Reci, kam konceptuar shkresën e dërguar drejtorit, drejtori e ka firmosur dhe vulosur e më pas këtë shkresë ia kam vënë në dispozicion avokates. Të dhënat e pasqyruara në shkresë janë marrë nëpërmjet zyrtarëve të tjerë të institucionit në rrugë ligjore, pra përmes telefonit”.

Kështu Shehu pretendon se s’ka bërë flasifikim dokumentesh por do duhej që drejtori të kishte bërë verifikime të mëtejshme.

Ndërkohe edhe drejtori i burgut të Peqinit është marrë në pyetje gjithashtu.

Drejtori i IEVP Peqin Artan Tabaku ka deklaruar: Kjo shkresë është konceptuar nga Gani Shehu dhe nuk e kam ditur që kjo shkresë ka pasur të dhëna të rreme. Jam vene ne levizje pasi oficert e SPAK kane mberritur ne burg dhe kane kerkuar te dhena.

Sipas SPAK, “pas kryerjes së shumë veprimeve hetimore, u krijua dyshimi i arsyeshëm se, në shkresën e datës 14.01.2021 të nxjerrë nga IEVP, Peqin, paraqiteshin të dhëna të rreme të cilat shkonin në drejtim të lehtësimit të pozitës së të hetuarit Viktor .B. Imeri.

Gjithashtu, nga provat e grumbulluara deri në këtë fazë të hetimit krijohet dyshimi i arsyeshëm se, personi që ka përgatitur këtë shkresë në të cilën janë pasqyruar të dhëna të rreme, është ish – Shefi i Sektorit Ligjor të IEVP – së Peqin, Gani Shehu“.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.