Zbardhet ekspertiza për vrasjen e biznesmenit, si u ekzekutua Ruzhdi Hoxha
TIRANË – Zbardhet ekspertiza për vrasjen e Ruzhdi Hoxhës. Burime zyrtare nga grupi hetimor konfirmojnë se nga këqyrja e trupit në morg ka rezultuar se biznesmeni është qëlluar me dy plumba, një në qafë dhe një në gjoks.
Rrethanat e vrasjes se tij janë ende te paqarta për shkak se nuk është siguruar ende dëshmia e të dyshuarit kryesor, Fredi Rrushit.
Ditën e sotme atij do t’i komunikohet akuza e vrasjes me paramendim, ndërsa të hënën 43 vjeçari Rrushi do merret ne pyetje nga oficerët e Krimeve të rënda.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



