Lajmi për zbardhjen ekzekutimi të biznesmenit Bujar Nasufi, fake news
Sot një lajm sensacional u përhap me shpejtësi në sektorin e Kronikës së Zezë, sipas të cilit vrasja e tregtarit Bujar Nasufi në Tiranë ishte zbardhur dhe autorët ishin dy vëllezërit Xhani, aktualisht në burg për mbajtje pa leje të armëve dhe për vrasjen e shkodranit Elis Rroshkodoli.
Por i gjithë ky raportim rezulton një fake news, pasi as policia dhe as prokuroria nuk kanë nxjerrë asnjë masë arresti, as për vëllezërit Xhani dhe as për persona të tjerë të dyshuar si pjesëmarrës në vrasje.
Shkurt: nuk ka as zbardhje vrasjeje dhe as të arrestuar për këtë ngjarje.
Motivet e përfolura në raportime – se ekzekutimi ka ndodhur për 30 mijë euro si dëmshpërblim për një truall të zënë nga Unaza e Madhe – janë thjesht rikthim i asaj që bashkëshortja e viktimës kishte deklaruar më herët në polici, dëshmi që është publikuar në media kohë më parë dhe jo sot.
Deri më sot, nuk ka asnjë të ndaluar për këtë ngjarje dhe ajo vijon të mbetet e pazbardhur, pavarësisht dyshimeve të akuzës apo të policisë/ Elton Qyno
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



