E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbardhet emri i  23-vjeçarit i shpallur në kërkim, për atentatin e 3 Shtatorit në ‘Don Bosko’
Lajme

Zbardhet emri i 23-vjeçarit i shpallur në kërkim, për atentatin e 3 Shtatorit në ‘Don Bosko’

Policia e Tiranës ka zbardhur plagosjen e 3 Shtatorit 2024 në ‘Don Bosko’ në Tiranë.

Siç thuhet në njoftimin zyrtar të bluve, është shpallur në kërkim një prej autorëve i identifikuar si Denis Tahiri.

Ndaj Denis Tahirit është caktuar nga gjykata masa e “arrestit me burg”, pas konfirmimit me prova.

“Në vijim të kryerjes së veprimeve të thelluara hetimore, shfrytëzimit të inteligjencës policore, analizimit, vlerësimit të rrethanave dhe fakteve, dhe provave shkresore, grupi i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka bërë të mundur dokumentimin ligjor të implikimit të njërit prej autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje. Në vlerësim të provave dhe fakteve, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin nr. 2706, datë 22.10.2024, ka vendosur caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, në mungesë, ndaj shtetasit Denis Tahiri, 23 vjeç, banues në Kamëz, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” kundër dy ose më shumë personave, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, thotë policia.

Më 3 shtator mbetën të plagosur Kastriot Elezaj 45 vjeç dhe Renaldo Metushi 22 vjeç. Ata u qëlluan me armë zjarri teksa ndodheshin në lokal.

Sipas dëshmive, autorët zbritën nga automjeti tip “Golf 5” dhe qëlluan me armë me silenciator. Më pas makinën e dogjën në zonën e Institutit.

Si ndodhi ngjarja?

Kastriot Elezaj 45 vjeç dhe Renaldo Metushi 22 vjeç po pinin kafe në verandën e një lokali më 3 shtator 2024 në Don Bosko, kur nga një makinë është qëlluar drejt tyre. 45-vjeçari u plagos në krah dhe në mushkëri, ndërsa Metushi 22 vjeçar u plagos në këmbë.

Autorët që mendohet se ishin 3, qëlluan me 7 plumba, dhe u larguan me shpejtësi duke djegur makinën e krimit. Brenda saj u gjet pistoleta me kalibër të vogël 7.65 mm, e pajisur me silenciator, që u përdor në krim.

Shënjestra dyshohet se ka qenë 45-vjeçari Kastriot Elezi,  i cili mësohet se është person me precedent të mëparshëm penal.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.