E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbardhet menuja që konsumuan 56 studentët që u helmuan te Akademia e Sigurisë
Lajme

Zbardhet menuja që konsumuan 56 studentët që u helmuan te Akademia e Sigurisë

56 studentë të Akademisë së Sigurisë kanë shfaqur shenja helmimi pas konsumimit të ushqimit të shërbyer në ambientet e institucionit nga kompania private e kontraktuar, Sori-Al, të Alma Tafanit.

Mësohet se dreka nga ku dyshohet se janë helmuar studentët përbëhej nga: sallatë perime të ziera, gjellë patate / tavë me presh, makarona / pilaf, mish, biskota, banane dhe bukë.

Pas ngjarjes, Policia e Tiranës ka arrestuar teknologen dhe kuzhinierin e kompanisë katering, ndërsa pronarja e subjektit është shpallur në kërkim.

Studentët e prekur kanë shfaqur simptoma të rënda, si të vjella dhe dhimbje të forta barku. Pasi janë paraqitur në spital, ata kanë marrë trajtim mjekësor me serume dhe më pas janë rikthyer sërish në Akademinë e Sigurisë.

Pas helmimit të 56 studentëve, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka reaguar duke kryer kontrolle në subjektin që furnizonte institucionin me ushqim.

Sipas AKU-së, inspektimet janë zhvilluar si në ambientet e Akademisë së Sigurisë, ashtu edhe në kuzhinën e subjektit privat në Garnizonin “Skënderbej” në Tiranë. Gjatë kontrolleve janë marrë mostra të produkteve ushqimore për analiza mikrobiologjike dhe janë bllokuar sasi të konsiderueshme ushqimesh.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton se janë konstatuar shkelje që lidhen me mungesën e sistemit të plotë të gjurmueshmërisë, për të cilat janë vendosur gjoba administrative. AKU thekson se do të vijojë monitorimin e rastit deri në zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe garantimin e sigurisë ushqimore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.