E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbardhet vendimi i plotë i DASH: Pse Sali Berisha dhe familja e tij shpallen ‘non grata’
Publik News

Zbardhet vendimi i plotë i DASH: Pse Sali Berisha dhe familja e tij shpallen ‘non grata’

Sekratari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka dhënë lajmin se ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha është shpallur i papërshtatshëm për të hyrë në SHBA.

Sekretar i Shtetit

Në një postim në rrjetet sociale, Blinken thotë se Berisha dhe familja e tij janë shpallur non grata nga SHBA.

Në mesazhin e Blinken, përmenden ‘akte korrupsioni’, të cilat sipas SHBA, “minojnë demokracinë në Shqipëri.”

“Aktet e korrupsionit nga ish-Presidenti i Shqipërisë Sali Berisha minojnë demokracinë në Shqipëri.

Unë jam duke deklaruar publikisht Sali Berishën dhe anëtarët e familjes së tij si të papërshtatshëm për hyrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ne mbetemi #BashkëKundërKorrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri”, thuhet në postimin e Sekretarit te Shtetit.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar vendimin e plotë që e shpall non grata në SHBA ish kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij.

https://www.state.gov/public-designation-of-albanian-sali-berisha-due-to-involvement-in-significant-corruption/?fbclid=IwAR0lwgirTQ9Zlx-fGk8RQOAqDdToNl4eS1Vnr5lpZuBtcJKww5Cwhkv8oUw

Në faqen zyrtare të DASH, thuhet se veçanërisht kur ka mbajtur rolin e kryeministrit, Berisha “ishte përfshirë në akte korrupsioni, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitimet personale dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij, duke shpërdoruar besimin e publikut shqiptar ndaj institucioneve qeveritare dhe zyrtarëve publikë”.

Sipas DASH, “retorika e tij tregon se ai është i gatshëm të mbrojë veten, anëtarët e familjes së tij dhe aleatët e tij politikë në dëm të hetimeve të pavarura, përpjekjeve kundra korrupsionit dhe përgjegjësisë për të dhënë llogari.

Me këtë përcaktim, unë rikonfirmoj nevojën për llogaridhënie dhe transparencë në institucionet demokratike të Shqipërisë, proceset qeverisëse dhe veprimet e zyrtarëve publikë shqiptarë”.

DEKLARATA E PLOTE E DASH 

Sot, unë jam duke shpallur emërimin publik të Sali Berishës, një ish-President i Shqipërisë, ish-Kryeministër i Shqipërisë dhe ish-deputet i Parlamentit të Shqipërisë, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të rëndësishëm.

Në cilësinë e tij zyrtare si Kryeministër i Shqipërisë në veçanti, Berisha ishte i përfshirë në veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitimet e tij dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij në shpenzimet e besimit të publikut shqiptar në institucionet e tyre qeveritare dhe zyrtarët publikë.

Për më tepër, retorika e tij tregon se ai është i gatshëm të mbrojë veten, anëtarët e familjes së tij dhe aleatët e tij politikë në dëm të hetimeve të pavarura, përpjekjeve kundra korrupsionit dhe përgjegjësisë për të dhënë llogari.

Me këtë përcaktim, unë rikonfirmoj nevojën për llogaridhënie dhe transparencë në institucionet demokratike të Shqipërisë, proceset qeverisëse dhe veprimet e zyrtarëve publikë shqiptarë.

Përveç Berishës, unë po deklaroj publikisht bashkëshorten e tij, Liri Berishën, djalin e tij, Shkelzen Berisha dhe vajza, Argita Berisha Malltezi. Këta individë nuk janë të përshtatshëm për të hyrë në Shtetet e Bashkuara.

Ky përcaktim riafirmon angazhimin e përkrahjes së SHBA për reformat kyçe politike për institucionet demokratike të Shqipërisë.

Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të qëndrojnë në krah të popullit të Shqipërisë.

Departamenti amerikan i Shteit do të vazhdojë të përdorë këtë autoritet për të promovuar llogaridhënien e aktorëve të korruptuar në këtë rajon dhe më gjerë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.