E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbulohen disa prej emrave që synojnë të drejtojnë Byronë Kombëtare të Hetimit
Publik News

Zbulohen disa prej emrave që synojnë të drejtojnë Byronë Kombëtare të Hetimit

Emra të rëndësishëm të policisë, kanë shfaqur interes për të drejtuar Byronë Kombëtare të Hetimit, e ashtuquajtur si FBI shqiptare.

Burime të sigurta brenda Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar konfirmojnë se kanë shfaqur interes për të drejtuar të ashtëquajturën FBI-në shqiptare emra të rëndësishëm të policisë. Në garë për kreun e BKH është Artan Shkëmbi, drejtues i Task-Forcës.

Fatos Dervishi, ish- zv/prokuror Në total deri më tani janë shtatë persona që kanë shfaqur interes, ndërsa vetëm katër prej tyre kanë dorëzuar dokumentacionin e plotë, i cili po shqyrtohet nga komisioni. Interes për të qenë pjesë e BKH-së kanë shfaqur edhe shqiptarë që kanë punuar herët në poste të larta drejtuese, por që aktualisht jetojnë në SHBA.

Njëri prej tyre është edhe Fatos Dervishi, i cili në fillim të viteve ’90 ka qenë zv. Prokuror i Përgjithshëm. Një nga kriteret kryesore për drejtuesin e BKH, krahsa eksperiencës, janë dhe aftësitë e mira fizike. Afati i fundit për të aplikuar për drejtuesin e BKH është data 30 janar 2020.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.