Zbulohen formacionet në ‘El Clasico’, ja skema dhe befasia nga Zidane!
Sot në orën 20:00 Barcelona pret në “Camp Nou” Real Madridin në ndeshjen që do të përcaktojë liderin e La Ligas.
“El Clasico” duhej të ishte zhvilluar në tetor, por u shty për shkak të protestave të dhunshme në Katalonjë.
E përditshmja sportive “Mundo Deportivo” ka publikuar formacionet e mundshme të dy skuadrave ku në sy bie moduli i njëjtë nga të dy ekipet 4-3-3.
Zidane pa dyshim që do të befasojë të gjithë duke aktivizuar si titullar Gareth Balen i cili në sulm do të mbështet nga dyshja tjetër Isco dhe Benzema.
Kujtojmë që prej disa kohësh uellsiani nuk ka raport të mirë me Zinedine Zidane që tashmë i beson vendin e titullarit në “El Clasicon” e rëndësishme.
Pas 16 javëve të para të dy skuadrat janë në kuotën e 35 pikëve, por Barcelona e mban kreun e La Ligës për shkak të diferencës së golave.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



