Zbulohet kush janë 3 emrat në garën për kryebashkiak të Vlorës
Sot në orën 10:00 do të mblidhet Këshilli Bashkiak i Vlorës, ku një nga temat kryesore do të jetë zgjedhja e kryetarit të përkohshëm të bashkisë, që do të mbajë këtë pozicion deri në zgjedhjet e ardhshme.
Tre emrat që do të votohet për të pasuar këtë detyrë janë: Klea Lalo, Irena Toshkallari dhe Elis Halili. Votimi do të bëhet me votë të fshehtë.
Mësohet se Elis Halili ka më shumë mundësi të zgjidhet, pasi është emëruar vetëm disa ditë më parë si nënkryetar i bashkisë, pak para dorëheqjes së z. Dredha, i cili ishte përgjegjës për projektet dhe infrastrukturën e qytetit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



